Zgjedhjet në Kosovë, sot po
zhvillohet balotazhi në 19 komuna

Zgjedhjet në Kosovë, sot po<br />zhvillohet balotazhi në 19 komuna<br>
Pas raundit të parë në 22 tetor, sot në Kosovë zhvillohet balotazhi për zgjedhjet në 19 komuna. 1 milion e 353 mijë e 613 persona kanë të drejtë vote në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash. Qendrat e votimit janë hapur të gjithë në orën 07:00 të mëngjesit deri në ora 19:00 të mbrëmjes, në 614 qendra me 1777 vendvotime.

Në garë janë 38 kandidatë, ndërsa zgjedhjet do të monitorohen nga më shumë se 12 mijë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë. Lidhja Demokratike e Kosovës garon në 12 komuna, PDK-ja në 9, Vetëvendosja në 6, AAK-ja në 5 komuna, ndërsa Aleanca Kosova e Re, Nisma për Kosovën dhe Alternativa luftojnë secili në një të tillë.

Gara më e ashpër është ajo për Prishtinën, ku përballen Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes dhe Arban Abrashi i LDK-së. Gjatë votimit më 22 tetor, Lista Serbe arriti të triumfojë në 9 ko­muna.

Pjesëmarrja e ulët në vo­time shkaktoi atëherë reagimin e shefes së zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, e cila u kërkoi kosovarëve të mos e humbasin rastin që të votojnë për të ardhmen e tyre. Policia ka marrë masat për të shmangur incidentet, ndërsa këto janë zgjedhjet e shtata lokale që nga paslufta në Kosovë.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë