Zgjedhjet në Kroaci, hera e dytë
brenda vitit
 

Për të dytën herë gjatë këtij viti Kroacia u është drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e cila do t’i drejtojë. Ekspertët kanë parashikuar një rezultat të ngushtë dhe mundësinë e një koalicioni  .

Aleanca katërpartiake e udhëhequr nga socialdemokratët besohet se do të arrijë të sigurojë 60 nga 151 vendet në Parlamentin e fragmentuar kroat. Rivalja e saj konservatore “HDZ”, Union Demkoratik Kroat, llogaritet të marrë disa vende më pak.Koalicioni “HDZ-Most” u shemb pas vetëm 5 muajsh ekzistence, mes mosmarrëveshjeve që kishin të bënin me postet politike, reformën e administratës publike dhe konfliktin e interesit. Kroacia mbetet njëra prej ekonomive me performancën më të dobët në Bashkimin Europian, pavarësisht disa zhvillimeve pozitive .

Redaksia online
E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri