Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike vijojnë të shtyhen pa një afat të caktuar, pavarësisht se ishte vendosur që procesi të niste në fillim të tetorit për të bërë përmbylljen në Kuvendin Kombëtar në dhjetor të këtij viti. Por burimet brenda PD saktësojnë se një proces i tillë po vijon të zvarritet për dy arësye tepër të forta që kanë të bëjnë njëra me faktin se ende nuk është angazhuar Berisha për të përzgjedhur kandidatët për kryetarë të degëve vendore dhe e dyta për faktin se ende hezitohet që parimi “një anëtar një votë” të implementohet dhe në zgjedhjen e krerëve vendorë të PD, ashtu sikurse ndodhi me garën mes kreut aktual të PD Basha dhe rivalit të tij, Sokol Olldashi.
/Shqiptarja.com




