Cifti Klinton bëri një deklaratë të tillë për të mbështetur fushatën elektorale kundra kandidatit republikan Trump duke e ftuar qe edhe ai te behej pjesë e një procesi të tillë. Ndonëse nuk është e detyruar me ligj, është traditë e hershme që gjithë kandidatët për president i bëjnë publike të ardhurat.
Nga ana tjetër, biznesmeni i njohur Donald Trump i cili zotëron dhjetëra biznese, ku më kryesoret janë linjat e hoteleve, dhe një pasuri që përllogaritet në miliarda, ka refuzuar të publikojë te ardhurat dhe detyrimet që i paguan shtetit.
Kandidati republikan ka thënë se nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, derisa agjencia e brendshme e të ardhurave të përfundojë auditin e saj. Nëse Trump nuk publikon këto të dhëna deri në nëntor kur mbahen zgjedhjet ai do të jetë kandidati i parë, i cili nuk e bën një gjë të tillë në Historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)