Zgjedhjet në UEFA, slloveni
Aleksandër Ceferin presidenti i ri

Zgjedhjet në UEFA, slloveni<br />Aleksandër Ceferin presidenti i ri
Aleksander Ceferin zgjidhet president i ri i UEFA, pas dorëheqjes së Michel Plati. Slloveni Ceferin kandidonte përballë holandezit Michael van Praag.

Presidenti i ri i Uefa fitoi vetëm me 29 vota diferencë përballë 68-vjecarit Michael van Praag. Ceferin arriti të merrte 42 vota, ndërkohë holandezi mori vetëm 13 vota.

Aleksandër Ceferin mbante postin e presidentit tëFederatës së Sllovenisë, ndërsa Michael van Praag atë të nënkryetarit të UEFA.

Zgjedhjet për President i ri të UEFA u zhvilluan pas pas dorëheqjes së Michel Platini.

Francezi 60 vjeç, u tërhoq më 9 maj pas dështimit për të pezulluar vendimin e dënimit të tij nga aktivitetet e futbollit.

Platini u shpall fajtor për shkelje të etikës në lidhje me një pagesë prej 1.3 milionë funtesh që mori nga FIFA.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma