Zgjedhjet në Veri, Jahjaga
vendos të mbahen më 23 shkurt

Zgjedhjet në Veri, Jahjaga<br />vendos të mbahen më 23 shkurt
PRISHTINE- Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë vendimin, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, neni 4 pika 4 dhe në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, neni 57, si dhe pas shkresës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të pranuar në Zyrën e Presidentes, që të shpallë datën 23 shkurt 2014, si ditë kur do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Presidentja Jahjaga ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në përputhje me ligjet në fuqi.

Presidentja Jahjaga u bën thirrje të gjithë qytetarëve, me të drejtë vote, të komunës së Mitrovicës së Veriut, që të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetarin e komunës, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe ligjore.

Presidentja Jahjaga thekson se zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe të ndershme që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin në mënyrë të lirë përfaqësuesin e tyre legal e legjitim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar