SHBA njeh 30 qershorin dhe jo 13 tetorin! Meta injoron zyrtarin e lartë amerikan

SHBA njeh 30 qershorin dhe jo 13 tetorin! Meta injoron zyrtarin e lartë amerikan

Deklarata e zv/ ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer se SHBA do të njohin zgjedhjet e 30 qershorit dhe jo ato të 13 tetorit që Meta dekretoi sot, kanë sjell një reagim të pazakontë të presidencës shqiptare. Mediat në Tiranë kanë pyetur zyrtarisht presidencën për një qëndrim mbi deklaratën e fortë të bërë nga Palmer këtë pasdite për Zërin e Amerikës (VOA), por Meta, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, e ka injoruar zyrtarin e lartë amerikan duke e anashkaluar në përgjigjen e tij. 

"Zëdhënësi i Presidentit, z.Tedi Blushi i pyetur nga mediat mbi deklaratat e bëra nga z.Palmer në VOA  deklaroi se (...)", thuhet në nisje të njoftimit shpërndarë për mediat në faqen zyrtare të Presidencës. Por më tej, përgjigjja e tij lidhet me qëndrimin e Kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili kërkoi që të shmanget dhuna dhe procesi i 30 qershorit të jetë i denjë. Duke e cilësuar mikun e vërtetë të Shqipërisë në në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meta shpërfill duke mos përmendur në asnjë resht të reagimit, një qëndrim për pyetjen që gazetarët i kanë drejtuar: Pikërisht për deklaratën e Palmet.

"Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta vlerëson deklaratën e përgjegjshme, të vëmendshme e njëkohësisht shqetësuese të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Kongresit Amerikan, Eliot Engel, këtij miku të sprovuar të Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve, mbi situatën e vështirë politike në Shqipëri dhe mbi rëndësinë imediate të rivendosjes së dialogut dhe shtetit të së drejtës.

Presidenti i Republikës siguron Kryetarin e  Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan, z.Eliot Engel dhe të gjithë miqtë e vërtetë të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se po bën dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet që Shqipëria të mund të organizojë zgjedhje vendore gjithëpërfshirëse, demokratike, me standarde, të lira dhe të ndershme, ashtu siç e meriton një vend i NATO-s dhe një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian".

Reagimi i Presidencës

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen