SHBA kundër Metës: Ne njohim 30 Qershorin. Nëse e vendos Gjykata Kushtetuese, mund të rivotohet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njohin vetëm datën 30 Qershor si ditë zgjedhjesh në Shqipëri. Zv/ ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer në një prononcim për 'VOA'-n tha se SHBA pret që zgjedhjet të zhvillohen ditën e diel duke i dërguar një mesazh të qartë opozitës shqiptare dhe Presidentit. Përgjigjja u dha pasi Palmer u pyet në lidhje me dekretin e ri të presidentit Ilir Meta sot për të caktuar 13 Tetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore 2019.

"Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 qershordhe shpresojme që ato të zhvillohen në mënyrë të qetë e transparente. Pas zgjedhjeve, do te kete mundesi qe Gjykata Kushtetuese  te formohet  dhe ne shpresojme qe cdo mosmarrveshje mbi kohen e zgjedhjeve te mund te zgjidhet nepermjet institucioneve shqiptare", tha zoti Palmer.

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është në mbështetje të plotë për datën 30 qershor, pasi kjo datë, e përfshirë në dekretin e parë të presidentit Ilir Meta, ishte në mënyrë indirekte e konfirmuar edhe nga vendimi i Kolegjit Zgjedhor që pak ditë më parë konsideroi nul dekretin e dytë të Metes, të 8 qershorit, me të cilin anuloi zgjedhjet e 30 qershorit. Rrjedhimisht duket i pavlefshëm edhe dekreti i tretë i Presidentit, ai i sotmi, me të cilin Meta fikson një datë të dytë për zgjedhjet vendore më 13 tetor. Me deklaratën e Palmer sqarohet megjithatë se nëse Gjykata Kushtetuese që do të krijohet gati me siguri para 13 tetorit, do të duhej të njihte të ligjshëm dekretin e fundit të Presidentit, rrjedhimisht edhe zgjedhjet e 30 qershorit do të duhet të ripërsëriten. 

Sipas burimeve të Shqiptarja.com kjo hipotezë është diskutuar edhe në nivele ambasadorësh të pesë vendeve dhe ka gjetur dakordësi edhe nga vetë kryeministri, i cili insiston për të konsideruar të vlefshme datën 30 qershor, por që ka konfirmuar disponibilitetin e tij për të respektuar çdo verdikt të gjykatës kompetente.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ademi: 28/06/2019 19:16

    Ah medet per ne se kta e kan ne terezi. Te gjith i pret burgu kshu qe njeri ja hedh topin tj dhe anasjelltas. Kush vuan populli sepse kemi 3 gomer pa dhemb qe drejtojn gjith shqiptaret. Vertet jemi popull dele

    Përgjigju
  • E verteta: 28/06/2019 18:05

    Zoti Palmer pse syte tuaj jane kaq te hapur ? A mos valle per shkak se gruaja dhe femijet dine gjuhen serbe a po se kush te kane vene ty ne ate post cila prapaskene! Do te perballojme edhe ty si gjithe demonet e tjere!

    Përgjigju
  • prof. daniel f. farcks, usnm-us.: 28/06/2019 09:05

    Yes...Yes... Meta & Berisha & Company

    Përgjigju
  • REXHEP PALL LEKA [ KEPI ]: 27/06/2019 23:10

    O ilir meta e vërteta me bllok në dor 700.000 euro me një dor që e pa çdo Shqiptar e çdo ndërkombëtar. Kush e vuni like floririn aty ? Me një fjal jan banda që zihen se kush do vjedhi më shum. E ju si komentus thoni jo edi jo likja të gjith njësoi jan mor vllezër.

    Përgjigju
  • USA: 27/06/2019 20:54

    Rrofte amerika por ky e ka gabim.Presidenti eshte i zgjedhuri i Rames dhe gezon te drejtat e tij.Por populli duhet ta tregoje se nuk e ha sapunin per djathe.100% Shqiptaret po te mos e shisnin voten kurre nuk do votonin per hajdutet sidomos pas 97 kur pushtetaret u kthyen ne kriminele.Mendo presidentin Trump o Zoti Palmer.

    Përgjigju
  • Juristi Plepave: 27/06/2019 19:59

    Sa injorantë që jeni nga ana juridike. Si mund te shpall null nje dekret te presidentit , nje gjykate ad hoc, e barasvlefshme me nje gjykate apeli , kur kete kompetence e ka eksluzivisht vetem Gjykata Kushtetuese . Me kete llogjike absurde, kolegji zgjedhor mund dhe te shfuqizoje nene te kodit zgjedhor ose dhe te shfuqizoje nenet e kodit penal qe kane lidhje me zgjedhjet. Beni ndonje artikull me lepirje dhe ishalla ju japin ndonje sufllaqe thuaj , çju duhet juve ana juridike...

    Përgjigju
  • Kometa 001: 27/06/2019 19:16

    Palmer nuk ja hedh poshte vendimin Metes per teka apo inate, por sepse e di shume mire qe Dekreti eshte ne shkelje te Kushtetutes e Ligjit zgjedhore. Parimi i shtetit te se drejtes, per amerikanet eshte i panegociueshem. Por ne duhet te na bej pershtypje karshilleku e sfida e hapur e IM ndaj amerikaneve. Ku e gjene kurajon e fuqine? Tek pergjigjja e kesaj pyetje, mendoj, qendron problemi dhe zgjidhja.

    Përgjigju
  • Robshi: 27/06/2019 18:58

    Bravo!!!! po per zgjedhjet e dibres dhe durresit ka ndonje deklarate ky... po ja ulin mbeshtetjen usa keta tipat te shqipetaret me kete imponimin monist... ose kane ndonje mendje lufte ne ballkan dhe kane percaktuar mishin per top...

    Përgjigju
  • Recep Tayip Erdogan: 27/06/2019 18:49

    Nuk ja njeh ti zoti Palmer por ja njeh Putini

    Përgjigju
  • USA citizen: 27/06/2019 18:45

    Palmier Eshte zv ndihmes secretary shteti nuk ka autoriten e duhur te hedhe poshte vendimin e nje presidential te nje shteti tjeter keshtu qe dictatori Rama mos te fryet kot

    Përgjigju
    • Usa resident: 27/06/2019 19:20

      Kolegji zgjedhor ka autoritetin e duhur dhe e ka hedhur poshtë

  • Cubi: 27/06/2019 18:37

    Ore qenka i semur totalisht.ky qenka per tja kenu me Liber shtepie.Te arrestohet per gjith naten. Ky shk**dhat

    Përgjigju
  • Perendimi: 27/06/2019 18:26

    O SHQIPTAR hapni syt! Besoni Amerikes dhe Evropes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona