Zgjedhjet në Austri, Rama uron Kurz: Fitore e madhe për Shqipërinë! Basha: Aleat i paçmueshëm, model për vendin tonë
Edi Rama dhe Sebastian Kurz
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka uruar Sebastian Kurz pas fitores së zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan ditën e djeshme në Austri. Përmes një postimi në Twitter Rama shkruan se kjo është një fitore e madhe edhe për Shqipërinë dhe Ballkanit Perëndimor.
"Urime Sebastian Kurz për fitoren e madhe dhe me të vërtetë e lumtur për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor që një kampion i tillë i së ardhmes sonë të përbashkët evropiane do të jetë duke udhëhequr Austrinë miqësore për vitet kritike që vijnë", shkruan Rama.
Postimi i plote i kryeministrit Rama
Edhe kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar Sebastian Kurz pas fitores. Basha shprehet se me votimin e djeshëm qytetarët austriakë i dhanë mbështetje të jashtëzakonshme Kurz dhe Partisë Popullore Austriake duke i quajtur ata aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën e vendit tonë.
"Mbrëmë i përcolla urimet më të përzemërta mikut tim Kancelarit Sebastian Kurz dhe simotrës tonë Partisë Popullore të Austrisë për fitoren e thellë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.
Vendimi i liderit të ÖVP Sebastian Kurz ku ndonëse pa asnjë përgjegjësi personale apo politike, vendosi ti rikthejë mandatin qytetarëve pas akuzave ndaj partnerëve të tij në qeveri për “pazare” për vota, është shembull kurajo dhe moraliteti qytetar dhe politik.
Me votimin e djeshëm qytetarët austriakë dhanë një mbështetje të jashtzakonshme për këtë vendim të Sebastian Kurz dhe Partisë Popullore Austriake, të cilët janë aleatë të paçmueshëm të Shqipërisë dhe model për politikën shqiptare", shkruan Basha.
Postimi i plote i kryedemokratit Lulzim Basha
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
Pinoket e vogjèl,tani kane filluar te genjejne vehten,se populli as si pje... mè!Nuk i kuptoj se ku jane te ngjashem me austriakun...hahaha!
Përgjigju