Zgjedhjet në Dibër, Muharem
Rama: Do të thellojmë investimet

Zgjedhjet në Dibër, Muharem<br />Rama: Do të thellojmë investimet
Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama ka zhvilluar sot një takim me banorë të njësisë administrative Fushë Cidhen. Kandidati i majtë për Bashkinë e Dibrës pohoi se do të vazhdojë më tej investimet e nisura dhe se për këtë ka mbështetjen e qeverisë shqiptare.

Unë kam ardh me një qëllim të caktuar sot. Fushë Alia ka filluar rrugën e ndryshimit dhe të zhvillimit. Ju premtoj këtu solemnisht se jemi të vendosur që ti thellojmë edhe më tej investimet e nisura. Kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Rama. Investimet për Fushë Alien, për Bllicen dhe gjithë zonat që përfshin njësia administrative e Fushë Cidhenit do të jenë shumë herë më të mëdha”, u shpreh kandidati Rama. 

Mjeku i njohur kishte dhe një mesazh tjetër për banorët e zones, referuar edhe karrierës së tij të gjatë si në spitalin e Dibrës.

Ju më njihni mua në profesionin tim si mjek. Ka 20 vjet që ju shërbej dhe sot kërkoj mbështetjen tuaj. Unë do të angazhohem 10 herë më shumë. Kandidatura ime është fituese jo vetëm në Fushë Alie dhe Bllicë por në të gjithë Dibrën. Nesër, kur të fitoj bashkinë do të ulemi bashkë dhe derën e bashkisë do ta keni të hapur 24 orë”, theksoi doktor Rama.

Zgjedhjet për bashkinë e Dibrës do të mbahen me 11 Shtator, pasi ish kryebashkiaku Shukri Xhelili u shkarkua, pas publikimit të një videoskandali ku i kërkonte një vajze favore seksule në këmbim të punës në bashki.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital