Zgjedhjet në Dibër, Paloka: I fitoi
Rama me krimin, vendi në kaos

Zgjedhjet në Dibër, Paloka: I fitoi<br />Rama me krimin, vendi në kaos
"Nuk mund të zhvillohen zgjedhjet në lira në Shqipëri me Edi Ramën Kryeministër". Kjo është e prerë për opozitën, ku nënkryetari Edi Paloka thotë se duhet zgjedhur çfarëdolloj formati tjetër qeverisje por pa Edi Ramën në krye në mënyrë që të sigurohen zgjedhje me votë të lirë në Shqipëri.
 
"Është e vetmja zgjidhje, largimi i Edi Ramës nga pushteti dhe vajtja në zgjedhje me një qeveri që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pak rëndësi ka emri, qeveri teknike, stabiliteti etj. Problemi është se Edi Rama dhe qeveria e tij nuk garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh Paloka. 

Paloka pranon se zgjedhjet në Dibër i fitoi ekskluzivisht Edi Rama, por këtë sipas tij e bëri në bashkëpunim me krimin.
 
Por numri dy në Partinë Demokratike hedh poshte pretendimin se PD ia adreson gjithmonë përgjegjësinë për humbjet në zgjedhjet palës tjetër. Këtë Paloka e argumenton me zgjedhjet e 2013 dhe përballjet elektorale pas atij vitit.
 
"PD ndryshe nga të tjerët ka dhënë edhe prova të kundërta. Të mos harrojmë që në 2013-ën ne ishim në pushtet, i humbëm zgjedhjet dhe reaguam ashtu siç reagon një parti normale në perëndim, kur humbet zgjedhjet. Pra, s'është e vërtetë që ne sa herë humbim zgjedhjet kontestojmë palën tjetër. Në këtë rast faktet ishin evidente, ishin evidente në Korçë, ku dolën të filmuara faktet për blerjen e votës, ishin evidente gjatë zgjedhjeve të 2015-ës dhe akoma më evidente ishin në këto zgjedhje", thotë nënkryetari i PD.  

Paloka nuk e pranon që PD është në ditën më të keqe, pasi është një parti që ka rrëzuar regjimin më të egër komunist, Shqipëria po thotë ai. Në këtë situatë sipas tij zgjidhja mbetet tek reagimi qytetar.

"Nuk është PD në ditët e saj më të vështira, është Shqipëria në ditët e saj më të vështira. Një situatë e tillë e ccon vendin drejt një kaosi. Zgjidhjet janë dy, ka pasur ide që ne t'i përgjigjemi me të njëjtën monedhë, dhe e dyta thërritja e qytetarëve në nivelin e një ndërgjegjësimi të tillë që t'i japin ata zgjidhje", deklaroi Paloka. 


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës

Operacioni tokësor i Izraelit në Liban, reagon Meloni: Të ndalet urgjentisht përshkallëzimi i situatës