Ndërsa Duka rikandidon për një mandat të pestë në një proces me shumë dritë-hije pas zbulimit të pak ditëve më parë se në listën e 66 anëtarëve më të drejtë vote janë edhe 8 shoqata fantazmë. Nga 66 anëtarë të Asamblesë së FSHF-së që janë me të drejtë vote, 8 janë shoqata rajonale të futbollit amator që nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë. Pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar.
Por, skandalet në institucionin drejtues të futbollit nuk kanë të mbaruar. Pas shoqatave fantazma të futbollit rajonal, del se Armand Duka ka edhe vota të tjera të sigurta nëpërmjet lidhjeve të tij të biznesit. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit rezulton, që prej vitit 2009, si një prej aksionerëve kryesorë të kompanisë që menaxhon “Ama Caffe” që është edhe sponsori zyrtar i skuadrës së Skënderbeut.
Një pjesë e drejtuesve të klubeve e kanë kundërshtuar fort një rikandidim të Dukës, mes është edhe administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi, i cili e akuzoi dje se po vjedh votat për të marrë një tjetër mandat.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











