Zgjedhjet në FSHF,Vata:Futbolli
ka nevojë për ndryshim absolut 

Zgjedhjet në FSHF,Vata:Futbolli<br />ka nevojë për ndryshim absolut <br>
Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, Rudi Vata komentoi në një lidhje telefonike për Report Tv, garën mes Armand Dukës dhe Bashkim Finos për Presidentin e ardhshëm të FSHF-së.

Vata tha se dueli është interesant, por shtoi se si Duka ashtu edhe Fino dinë si fitohet në Shqipëri, ku sipas tij mungon transparanca dhe jo çdo garë është e rregullt. Megjithatë, Vata vlerësoi platformën e deputetit socialist, Bashkim Fino për drejtimin e ardhshëm të Presidencës së FSHF-së.  

"Më duket një garë interesante, një garë njerëzish të cilët normalisht dinë si funksionon ambienti shqiptar, dihet si fitohet në Shqipëri, dinë si luhen prapaskenat, jo çdo gjë është e rregullt dhe transparente. Bashkimi me platformën e tij më duket si një njeri që flet me pasion, me zemër, duket sikur i ka të vërteta ato që thotë, çdo nënkupton se do i realizojë ato dhe futbolli shqiptar do rritet", u shpreh Vata.  

Ish-kandidat për president në FSHF, kujtoi garën e humbur përballë Armand Dukës tetë vite më parë, duke shtuar se futbolli shqiptar ka nevojë për ndryshim absolut, duke lënë të kuptohet se ka ardhur momenti për largimin e Armand Dukës. 

"Nuk mund të ketë një garë të rregullt, të pastër në një vend si Shqipëria. Përderisa Shqipëria si një vend ku është instaluar në 27 vjet moskandidimi i vlerave, por njerëzit janë mbështetur nga politika, njerëzit janë bërë të suksesshëm përmes politikës dhe jo përmes vlerave, pra do ketë brenda blerjet, shitjet, tradhtitë e sigurisht që do ketë edhe korrupsion, ekziston në të gjitha fushat, shëndetësi, gjyqësor, e s'kishte si të qëndronte jashtë futbollit.

Kampionati shqiptar dihet që është i korruptuar, nuk shoh futbollistë të lumtur, nuk shoh tifozë në stadiume. Futbolli shqiptar është bërë si ato këpucët e migjenit dhe ka nevojë për një ndryshim absolut"
.   

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës