PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë

PS padit KQZ në Apel: Të miratojnë menjëherë afatet për zgjedhjet në Himarë

KQZ

TIRANË- Partia Socialiste ka depozituar një padi në Apel kundrejt KQZ, pasi Komisioni Rregullator nuk miratoi afatet për organizmin e zgjidhjeve të pjesshme në Himarë.

Padia i është dërguar për dijeni edhe KQZ, ndërsa Partia Socialiste kërkon nga Gjykata që të detyrojë Komisionin Rregullator që të marrë menjëherë vendim për organizmin e zgjedhjeve të 4 gushtit. Trupa gjykuese që do të shqyrtojë kërkesë padinë: Manjola Xhaxho (Relatore), Nafije Hasko (Anëtare), Sokol Ibi (Anëtar), Marsela Dervishi (Anëtare), Edlira Petri (Anëtare).

Kjo padi e PS vjen pasi në mbledhjen e 4 korrikut në Komisionin Rregullator të KQZ nuk u arrit dakordësia për të miratuar afatet e zgjedhjeve të Himarës. Anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër, ndërkohë që për miratimin e pr.vendimit duhej një shumicë votash 4 me 1.

Shkak për mos miratimin u bë debati mes anëtarëve për vlefshmërinë e dekretit të presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, si edhe vendimi i KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës.

Sipas projektvendimit të KQZ që nuk u miratua parashikohej që partitë politike të nisnin fushatën në 26 korrik, regjistrimi i kandidatëve ishte përcaktuar deri në 22 korrik, ndërsa partitë duhet të regjistrohen deri në datën 15 dhe koalicionet më datë 19. 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT