Nëse Rouhani mirëmban atë diferencë, do të jetë në gjendje për të shmangur balotazhin. Në rast se asnjë prej kandidatëve nuk merr 50 për qind të votave, në 21 qershor do të bëhet raundi i dytë i zgjedhjeve.
Zyrtarët e KQZ thanë se pjesëmarrja ishte e lartë , ku kanë votuar rreth 50 milionë milionë iranianë me të drejtë vote për të zgjedhur pasuesin e Mahmud Ahmadinejad. Tetë vjet e tij në pushtet janë karakterizuar me trazira ekonomike dhe sanksione nga bota perëndimore kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)