Zgjedhjet në Itali/ Ja sa është pjesëmarrja, rajoni jugor me ulje të ndjeshme krahasuar me vitin 2018

Zgjedhjet në Itali/ Ja sa është pjesëmarrja, rajoni jugor me ulje të ndjeshme krahasuar me vitin 2018

1664125144_italia.JPG

Qytetarët italianë i janë drejtuar sot kutive të votimit për zgjedhjet e reja të përgjithshme. Votimet kanë nisur në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe pritet të vijojnë deri në orën 23:00.

Pjesëmarrja e këtij viti ishte 0.2% më e ulët se e zgjedhjeve të vitit 2018. Po ashtu, pjesëmarrja më e madhe e regjistruar është në rajonet qendrore dhe veriore në krahasim me ato të jugut, një element i ngjashëm me zgjedhjet e mëparshme. Në disa zona, pjesëmarrja ka pësuar rritje, 1.3% në Lombardi, 2.8% më shumë në Milano, ndërsa në rajonet jugore rënia ka qenë e ndjeshme.

Në Molise, numri i votuesve ka rënë me 4.9%, Campania me 4.5% dhe Sardenja me 3%.


Lajmi kryesor:

Mbyllet votimi për zgjedhjet e përgjithshme në Itali, pritet fitore e së djathtës ekstreme! Meloni mund të bëjë historinë


G.MO/S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani