Zgjedhjet në Itali/  Kupon kundër mashtrimit në fletën e votimit, çfarë është dhe pse po e ngadalëson votimin

Zgjedhjet në Itali/  Kupon kundër mashtrimit në fletën e votimit, çfarë është dhe pse po e ngadalëson votimin

Ndër risitë e votimit të sotëm në Italia është edhe “kuponi kundër mashtrimit” në fletët e votimit, i cili po ngadalëson pak procesin e votimit. Në momentin që votuesit dalin nga kabina, karta nuk futet menjëherë në kuti, por i dorëzohet kryetarit të komisionit të votimit, i cili fillimisht duhet të heqë kuponin.

Është një kod që identifikon fletën e votimit: kryetari i qendrës së votimit e mban shënim përpara se t'ia dorëzojë zgjedhësit dhe më pas, përpara se fleta të përfundojë në kutinë e votimit, kontrollon që ajo përputhet. Për të shmangur shkëmbimin e votës, e cila shpesh ushqehet me formularë "të jashtëm" të plotësuar tashmë. Kuponi, pas kontrollit, shkëputet për të respektuar fshehtësinë e votës. Një seri hapash që kërkojnë pak më shumë kohë.


Lajmi kryesor:

Mbyllet votimi për zgjedhjet e përgjithshme në Itali, pritet fitore e së djathtës ekstreme! Meloni mund të bëjë historinë


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri

Alarmoi RENEA-n, ja çfarë u gjet në apartamentin e katit të 8-të tek Astiri