Zgjedhjet në Kolonjë, Nishani: Më 
20 nëntor votohet kryebashkiaku i ri

Zgjedhjet në Kolonjë, Nishani: Më <br />20 nëntor votohet kryebashkiaku i ri
Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në bashkinë e Kolonjës pas ndarjes nga jeta të kryebashkiakut Arben Malo.

Data e zgjedhjeve është caktuar që të jetë 20 nëntori ditë kur qytetarët do të kenë mundësi që përmes votës së tyre të vendosin për kryebashkiakun e ri të këtij qyteti.


D E K R E T PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR BASHKIE, BASHKIA KOLONJË, QARKU KORÇË
 Në mbështetje të nenit 92, gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, paragrafi 3 të ligjit nr.10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i  Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
 
                                             
                                                  D e k r e t o j
 
                                                  Neni 1
 
Caktimin e datës 20 Nëntor 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë.
 
                                                  Neni 2
 
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
 
Nr. Dekreti 9763
Tiranë më 12.10.2016
                                                       
 
                                                             PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                                             
 
                                                                        BUJAR NISHANI

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit

Arrestohet në Dubai Elson Reçi, organizator i atentatit ndaj Preng Gjinit