TIRANE- Fryma e re Demokratike do të hyjë në garën e zgjedhjeve lokale vendore që do të mbahen në Korçë, pas dorëheqjes së kryetarit të bashkisë i cili u emërua në postin e zv/kryeministrit.
FRD do të prezantohet në zgjedhjet e pjeshme vendore në qytetin e Korçës me kandidaten Brikena Zeneli.
Sekretari i Përgjitshëm i FRD-së Gazmend Oketa bëri publik vendimin e kryesisë qendrore të partisë e cila nga ana e saj miratoi propozimin e kryesisë së degës së FRD në Korçë.
“Pika më e rëndësishme ishte shqyrtimi i vendimit të marrë nga kryesia e degës së bashkisë Korçë, e cila ka marrë vendim për të garuar në zgjedhjet e ardhme lokale për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të Korçës. Në Korçë FRD do të garojë me zonjën Brikena Zeneli.”- informoi Oketa.
Zeneli ka lindur dhe është rritur në Korçë. Ajo vjen nga sektori privat, mbi 20 vjet në botën e biznesit. Është shkolluar për administrimin e biznesit.
“FRD premtoi se do të jetë forcë besnike e parimeve dhe objektiva për të përfaqësuar denjësisht të djathtën shqiptare. Kjo është kandidaturë cilësore dhe për herë të parë do të marrë pjesë një kandidaturë si përfaqësuese e zonjave të Korçës. Besojmë se FRD do të japë mbështetjen maksimale për të dalë me një program serioz që në qendër të vëmendjes do të ketë problematikat e këtij qyteti.”- tha Oketa.
Nga ana e saj zonja Zeneli u shpreh se “Jam e prirur të paraqes vizionin e një Korçe të djahtë të moderuar, dhe një shans që bashkia të përkujdeset nga një grua”- tha Zeneli.
Pas dorëheqjes së kryetarit të Bashkisë Niko Peleshi, pasi u emërua në postin e zv. Kryeministrit.
Partia Socialiste pritet të kandidojë me Sotiraq Filon, që mban postin e nënkryetarit të Korçës, ndërkohë që PD ende nuk ka bërë publik një emër kandidati.
/Shqiptarja.com