Përmes një video-mesazhi, ambasadori gjerman bëri të ditur se po merr pjesë në monitorimin e zgjedhjeve së bashku me katër ekipe të tjera, në kuadër të një misioni vëzhgues të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Rainer Rudolph tha se gjatë vizitave në qendrat e votimit në Prishtinë dhe zonat përreth nuk ka konstatuar probleme, ndërsa procesi po zhvillohet i qetë. Diplomati gjerman shtoi se pret me interes rezultatet që do të publikohen pas mbylljes së votimit.
"Sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe, me vendosmërinë për të vëzhguar procesin, po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Aktualisht jam duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinën e saj. Gjithçka që kam parë deri tani duket e qetë dhe po zhvillohet pa probleme. Prandaj, presim me interes rezultatet e zgjedhjeve sonte. Shihemi atëherë”, u shpreh ambasadori Rudolph
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kosovë, 562 mijë votues deri në orën 17:00! Priten exit pollet e para, Ambasadorët apel partive: Formoni sa më shpejt institucionet e reja








