Zgjedhjet në Kosovë, Arifi në Report Tv: Kryeministër do jetë Bedri Hamza, s’ka koalicion LVV-PDK, Kurti nuk preferohet nga ndërkombëtarët

‘Kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë Bedri Hamza, s’do të ketë koalicion mes LVV dhe PDK’, kështu është shprehur analisti Valon Arifi, sa i takon zgjedhje në Kosovë.  

I ftuar në një lidhje skype ditën e sotme për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ai tha se Kurti dhe Hamza janë shprehur të dy kundër një koalicioni mes partive të tyre.  

‘Mendoj se kryeministri i ardhshëm i Kosovës do të jetë Bedri Hamza, nuk mund t’a them se me kë do të jetë në qeverisje, ajo që është thënë nga Hamza është se ai do koalicion vetëm me partitë opozitare. Shumicën shqiptare e ka opozita me 60 deputet. Koalicion mes LVV dhe PDK nuk mendoj se mund të ndodh. Kurti e ka thënë se s’do të bëjë asnjëherë koalicion me PDK’, tha ai.

Ai u shpreh se Lëvizja Vetvendosje e Albin Kurtit pati një rënie të votave në këto zgjedhje. Analisti bëri me dije, se cilat mund të kenë qenë disa nga arsyet sipas tij që kanë ndikuar.

‘Shihet rënie e votave e LVV, Kurti humbi vota në këto zgjedhje, ai shpalli fitoren por unë e shoh si arrogancë. Në rënien e numrit të votave mbase mund të kenë ndikuar shumë faktor, por ajo që vihet re është se në rajonin tonë asnjë parti s’ka pas një rënie të tillë. Ka qenë udhëheqja e tij në këto 4 vite, marrëdhënia me ndërkombëtarët dhe sjellja e tij arrogante gjatë fushatë që kanë ndikuar në rënien e votave. Kurti ai është i pa preferuar jo vetëm nga SHBA, por edhe nga vende të tjera. Unë mendoj se qytetarët një nga arsyet që janë larguar nga Kurti është qeverisja dhe arroganca edhe me faktorin ndërkombëtar dhe me partitë opozitare të Kosovës. Unë mendoj se Kosova në këto 4 vite s’ka pasur fare politike të jashtme me Kurtin’, tha ai.

Arifi u ndal edhe në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, për të cilat tha se s’kanë qenë ndonjëherë me të keqe se gjatë këtyre 4 viteve, kur Kurti ka qenë në pushtet.   

‘Nuk e di nëse ka pasur marrëdhënie më të keqe mes dy vendeve Shqipëri- Kosovë edhe kur ka qenë ndonjëherë. Rama dhe Kurti s’kanë marrëdhënie fare dhe kjo është nga sjellja e pakuptimtë e kryeministrit të Kosovës’, tha ai.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 10/02/2025 15:50

    Shkruani cfare te doni por Albini eshte nje ma i pasterti ne Kosove qe ndonji here ka patur Kosova ,keta te tjeret dota shesin Kosoven mbas 1 muaj,Perendimit nuk i pelqe kur dikush e thote te verteten sikur e thot Albini per ta mbrojtur Kosoven sa i perket maredhanjeve midis Rames dh Kurtit nuk jane haq sa duhe por kush i beson Rames Rama eshte vetem nji Shqipfoles por jo Shqiptare ku darkon me armiqte dhe neser thret vellezer dhe motra me Ballkanin e hapur per interesin e Vucicit etj,etj, dhe ma ne fund ju jeni Zagaret e Evropes vazhdoni keshtu pasuroni veten por neser pasuria e juaj doti jepet falas Vucicit pse keshtu deshiron Perendimi dhe Amerika e Grenellit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

TKZ mesazh Dukës nga Londra: Futbolli s'është biznes, s'na largon dot

TKZ mesazh Dukës nga Londra: Futbolli s'është biznes, s'na largon dot