Gazetari Artur Nura komentoi në Report Tv zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Tashmë procesi i numërimit është drejt përfundimit, teksa Vetëvendosja e Kurtit kryeson, megjithatë në pamundësi për të formuar një shumicë parlamentare.

Sakaq, më herët faqja e KQZ pati probleme dhe për pak kohë nuk mund të nxirrte rezultatin në kohë reale. Nura thotë për Arbër Hitajn se mund të ketë qenë një sulm kibernetik.

'Mund të jetë dhe sulm kibernetik. Është folur disa ditë më parë. Ka pasur informacion. Ka funksionuar. Akoma nuk kemi përgjigje të institucioneve për jnë gjë të tillë. Ndryshimi i rezultateve dëshmon për një sulm kibernetik, që tenton të prish procesin demokratik. Mund të jetë vërtetë sulm kibernetik. Në fund, personalisht nuk jam akoma entuziast për fitimin e pushtetit nga ana e opozitës, për 3 apo 4 parti.'

Më tej, Nura vlerësoi figurën e Kurtit për dinjitetin në qeverisje përballë forcave ndërkombëtare.

'E shoh si përplasje të dy skemave politike të ndryshme. Kemi një model të Haradinaj që ka folur për aleanca strategjike që nuk duhet të prishen. Kurti ka mbajtur qëndrim krejt tjetër ndaj aleancave strategjike, SHBA dhe BE. Kurti ka pasur një qeverisje të premtuar që në zgjedhje të shkuar. Nuk ka lejuar kolonializëm të modelit të vjetër. Ka qenë me dinjitet. Rastet janë domethënëse.'

Kurti nuk është diplomat, por politikisht i ka dhënë një vetëvendosje Kosovës.

'Kurtin e njoh personalisht. Nuk është diplomat. Por po flasim për ekzekutivin e tij. Me të tjerët kemi pasur një lloj vasaliteti. Rama nuk është kryeministri i zakonshëm me të huaj. Tha Trump do bëjë Evropën autoeficiente. Kurti po mban një performancë, i jep Kosovës auto determinacion.'

Nura i sugjeron Kurtit një ministre tjetër të jashtme nëse fiton zgjedhjet, për të përmirësuar politikën e jashtme.

'Qytetarët e Kosovës ndihen më mirë me një performancë më dinjitoze. Do i sugjeroja Kurtit të kishte në qeverisjen e ardhshme një ministër tjetër të jashtëm. Që nuk do mbante qëndrim më të ashpër se kryeministri. Të zbuste qëndrimin e kryeministrit.'

Të gjithë janë kundër Kurtit, shton Nura, teksa sheh ngjashmëri me situatën në Shqipëri.

'Janë të gjithë kundër Kurtit. Dhe Kurtin nuk bie nën 40%. Festa në horizont është për Lëvizjen Vetëvendosja. Sipas meje do kemi përsëri Kurtin. E shoh si situatë të ngjashme me në Shqipëri, ku në 11 maj do kemi përsëri Ramën dhe PS.'