Zgjedhjet në Kosovë/ Bytyçi për Report Tv: Model për politikanët në Shqipëri! Partitë serbe nuk kanë të njëjtën mbështetje

TIRANË- Analisti Enver Bytyçi ka deklaruar për Report Tv se fushata e partive politike duhet të jetë një model për forcat politike në Shqipëri. Në një lidhje telefonike me gazetarin se favorite në këtë garë shihet kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani, kjo për shkak të figurës që ka lënë pas ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Ai shtoi se serbët në këto zgjedhje mund të pësojnë një disfatë për shkak se serbët e Kosovës janë kundër ndarjes së Kosovës për shkak se e shohin veten si njerëz që mund të përjashtohen nga vendi ku jetojnë.

"Fushata në Kosovë duhet të jetë një model për forcat politike në Shqipëri. Vjosa Osmani është një politikane autentike e Kosovës. Është një figurë që respektohet nga qytetarët e Kosovës. Kosova para disa vitesh kishte një presidente grua, një shembull në kufinjtë e perfektes. Qytetarët e Kosovës ka në krijuar prej saj një model. Ndoshta këto do jenë edhe përparësi për Vjosa Osmanin.Nëse Haradinaj dha dorëheqjen për taksën ndaj mallrave serbe edhe fushata duhet ët orientohej në këtë pikë. Subjektet politike në përgjithësi e kanë anashkaluar këtë fakt. Qëndrimi ndaj taksës do jetë puna dhe prova e parë ndaj taksës.

Subjektet politike kanë qenë disi më të përçara. Partia që ka mbështetjen e Vuçic nuk ka të njëjtën mbështetje si më parë. Serbët e Kosovës janë kundër ndarjes së Kosovës sepse e shohin veten e si gheto, si njerëz që do të përjashtohen nga vendi ku jetojnë. Pra lista serben nuk do të ketë atë numër deputetësh që ka pasur", u shpreh Bytyçi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin