Zgjedhjet e parakohshme/ Kosova në heshtje zgjedhore

  Zgjedhjet e parakohshme/ Kosova në heshtje zgjedhore

Kosova është futur në heshtje zgjedhore. Populli kosovar do të votojë nesër me 6 tetor, dhe deri në mbyllje të hetimit shteti do të jetë në heshtje zgjedhore.

Këto janë zgjedhjet e shtata me radhë pas përfundimit të luftës në Kosovë. Të dielën të drejtë vote kanë 1.9 milion votues, të cilët do të zgjedhin 120 deputetë të ri, ndërsa në zgjedhjet e së dielës marrin pjesë 25 subjekte politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë në 2 547 vendvotime, ndërsa numri i qendrave të votimit është 895.  Numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 733.

Vetëvendosje, LDK, PDK, koalicioni AAK – PSD dhe koalicioni NISMA – AKR, janë partitë më favorite si dhe kanë dominuar në sondazhet e publikuara gjatë kohës së fushatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan