Zgjedhjet në Kosovë,dalin Exit
Poll-et,Ahmeti fiton Prishtinën

Zgjedhjet në Kosovë,dalin Exit<br />Poll-et,Ahmeti fiton Prishtinën<br>
Ka përfunduar raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash në Kosovë. Gara u zhvillua në 19 komuna nga 38 të tilla, pasi nuk rezultoi një fitues nga raundi i parë i cili u mbajt më 22 tetor. Vendvotimet në 19 komuna janë hapur në ora 07:00, ku të drejt vote kishin 1.353.613 persona.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve që monitorojnë raundin e dytë të zgjedhjeve është më shumë se 12 mijë. Monitoruesit janë përfaqësues nga subjektet politike, ambasadat e akredituara në Kosovë, organizata joqeveritare.

Në vëzhgimin e zgjedhjeve ishin përfshirë edhe rreth 70 vëzhgues të Bashkimit Evropian, të cilët thonë se procesi zgjedhor ishte i qetë dhe demokratik.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), garoj në 12 komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në 9, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në 6 komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në 5 komuna, kurse Aleanca Kosova e Re (AKR), Nisma për Kosovën dhe Alternativa nga një komunë.

Sipas exit polleve të para, komunën e prishtinës e ka fituar Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes, Ferizajn Agim Aliu, Gjilanin Lutfi Haziri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja në zgjedhje, ishte rreth 40 %. Policia e Kosovës është shprehur se procesi është zhvilluar qetësisht.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë