Deputeti i LDK-së: Kurti ka blerë 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man show'

Në në pak se 2 muaj Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare, ndërsa është ende e pamundur të parashikohet një rezultat i mundshëm.

I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv, deputeti i Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, pretendoi se gjatë qeverisjes 4-vjeçare të Albin Kurtit, ky i fundit "ka blerë 582 milionë euro energji" dhe se "prapa kësaj shitje është GEN-i i Serbisë”.

Gjithashtu, ai përcolli për publikun në Shqipëri një sërë problematikash që janë të pranishme në Kosovë, si mungesa periodike e energjisë elektrike.

“Kosova po kalon ditët më të vështira të dimrit. Ulja e temperaturave ka shkaktuar mungesë të energjisë elektrike. Në disa vende, mungesa e energjisë shkakton mungesë të ujit. Qeveria po e mban vendin në terr informativ duke mos dhënë shpjegime”.-tha Haziri.

Sa i përket zgjedhjeve elektorale, deputeti i LDK-së sqaroi aktivitetin politik të partisë së tij, me qëllim fitoren më 9 shkurt të vitit 2025.

“Ne dje kemi mbyllur parafushatën. Ajo që kemi në berë është një ofertë qeverisëse dhe një rrugë e re për Kosovën dhe ka të bëjë me rindërtërimin dhe strukturimin e 1 milionë problemeve të qytetarëve të Kosovës. Përtej LDK-së po mobilizojmë qytetarët e republikës për të ndërtuar një besim”,-tha ai.

“Kosova ka një sistem me një zonë zgjedhore dhe lista të hapura. LDK është e përkushtuar për të fituar zgjedhjet krah rivalë politikë dhe historikë si VV dhe PDK. Ne po besojmë që do të arrijmë të përballojmë sfifën e 9 shkurtit për një kthim të LDK”,- shtoi Haziri.

Për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga aleatët perëndimorë, Haziri tha se veprimtaria e Kurtit në këtë aspekt ka qenë e bazuar në egon personale të tij.

“Zoti Kurti ka ndryshuar mundësinë dhe formatin që LDK ka instaluar që problemet e mëdha me Serbinë t’i përballë me një dialog të brendshëm politik. Zoti Kurti po udhëheq parimin “one man shoë”. Ka përjashtuar edhe presidenten nga një rol kushtetues”,-theksoi ndër të tjera deputeti në Kosovë.

Haziri theksoi se sot “Kosova ka ballafaqim më të madh me korrupsionin në shumë segmente”. 

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: Grupi i Radoiçiçit vazhdon të jetë rrezik për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: Grupi i Radoiçiçit vazhdon të jetë rrezik për Kosovën