Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Shembull i maturisë demokratike

Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Shembull i maturisë demokratike



Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara në Kosovë duke thënë se ishin një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre.

Kryemadhi ndër të tjera ka uruar të gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje.

Në fund Kryemadhi shprehet se dëshiron që të shikojë sa më parë krijimin e qeverisë së re në Kosovë.


Reagimi plotë i kryemadhit:

Zhvillimi i zgjedhjeve në Republikën e Kosovës ditën e djeshme ishte një tregues i shkëlqyer i maturisë demokratike që kanë arritur qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre politik.

Kosova dha një shembull të kulturës demokratike dhe përgjegjësisë qytetare, i cili do të ndikojë pozitivisht në rritjen e statusit ndërkombëtar të saj.

Uroj përzemërsisht gjithë drejtuesit e forcave politike për suksesin dhe sjelljen e tyre në zgjedhje.

Dëshiroj të shikoj sa më parë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e instucioneve të dala nga këto zgjedhje për ti shërbyer qytetarëve të Kosovës dhe për të realizuar me sukses sfidat që qëndrojnë përpara saj, në drejtim të antarësimit të saj të mëtjeshëm në gjithë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, dhe veçanërisht në përparimin e integrimit të saj në Evropë


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull! Rama: Urime Kurtit, por edhe Veselit për pranimin e humbjes


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës