Politologu Nexhmedin Spahiu i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” u shpreh se Albin Kurti arriti të fitonte zgjedhjet falë gafave të opozitës, që sipas tij ishin të shumta.

“Vetëm një është meritë e Albin Kurtit, e para; axhenda e opozitës ka qenë se Kurti na prishi me miqtë amerikanë. Por SHBA në ligjin që miratoi Kongresi futi Kosovën në mënyrë ekskluzive dhe e bëri të qartë se nuk ka lëvizje të kufijve dhe betonoi atë që dialogu duhet të përëfundojë me njohje nga Serbia. Edhe për BE-në, u tha se në morëm masa. Para zgjedhjeve në Kosovë shpërthen skandalet në Tiranë duke lënë të kuptohet se Rama nuk është modeli.

Para zgjedhjeve kemi edhe njohjet e Kosovës. Një gabim trashanik i opozitës ishte që nuk votoi qeverinë pakicë dhe ta rrëzonte atë qeveri kur të donte. Ajo nuk e bëri edhe pse unë mendoj se Kurti bëri hazar kur propozoi që Konjufca të jetë Kryeministër por fati i tij që opozita nuk e pranoi. Dhe zgjedhjet ndodhën kur erdhën 500 mijë veta nga mërgata, kur i leverdiste më shumë Kurtit” tha ai.


Lajmi kryesor:

Fitorja e LVV-së në Kosovë/ Çejku: Osmani ka dhënë ndihmë në fitoren e Kurtit! Peçi: Kryeministri e ka kuptuar pikën e dobët të opozitës