Në deklaratë, subjekte politike zotohen po ashtu edhe se do të njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe do të kontribuojnë në zbatimin e tyre.
Sa i përket partivë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, PDK-ja ka arritur koalicion parazgjedhor me AAK-NISMA, duke patur si kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn.
LDK është në koalicion me AKR’ me kandidat për shef të ekszekutivit Avdullah Hotin, ndërsa Vetëvendosja garon e vetme.
Ndërsa partitë politike vijojnë fushatën duke shpalosur programet e tyre mediat vendase publikojnë edhe sondazhe sipas të cilave pritet që fitues të jetë koalicioni PDK-AAK-Nisma.
Zgjedhjet e 11 qershorit zhvillohen pas shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës, ku pas mocionit të nisur nga opozita u rrëzua qeveria e kryesuar nga Mustafa.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
