
Kryetari i Kuvendit Shqiptar Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër urimi për fitoren kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti. Në letrën e tij, kreu i Kuvendit shprehet se Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive.
“Urime të përzemërta për fitoren e Vetëvendosjes. Qytetarët votuan Vetëvendosjen t’i qeverisë. Kuvendi do të mbështesë bashkëpunimin mes qeverive. Përgëzon Veselin për standardet demokratike të zgjedhjeve. Mirënjohje për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy Kuvendeve. Bindje se PDK do t’i shërbejë kombit e qytetarëve në opozitë. Respektimi i fituesit, modeli demokracie.
Ju uroj përzemërsisht për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Republikën e Kosovës.
Qytetarët e Kosovës i besuan dhe e votuan Lëvizjen Vetëvendosje dhe unë kam besim se Qeveria e dalë nga këto zgjedhje do të punojë pa u lodhur për zhvillimin, prosperitetin, paqen, sigurinë dhe integrimet atlantike dhe evropiane të Kosovës.
Kuvendi i Shqipërisë, ashtu si deri tani, do të nxisë e mbështesë fuqimisht bashkëpunimin parlamentar si edhe bashkëpunimin midis qeverive dhe institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës", shkruhet në letrën e Ruçit.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet në Kosovë, Meta: Shembull! Rama: Urime Kurtit, por edhe Veselit për pranimin e humbjes







