/ATSH/.- Ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ripërsërit se në zgjedhjet e kësaj partie duhet "një anëtar- një votë", si sistem që e kanë aplikuar partitë me demokraci të brendshme të zhvilluar.
Sipas KosovaPress, ai thotë se vetëm kështu mund të bëhen ndryshimet e nevojshme që LDK-ja në përputhje me vullnetin e anëtarësisë të transformohet e modernizohet, duke u mbështetur në traditën e saj burimore, në filozofinë e saj reale dhe në trashëgiminë e vizionit të njeriut të madh, Presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.
Sejdiu vlerëson se lidershipi aktual i LDK-së nuk ka treguar vullnet që të zbatojë këtë sistem zgjedhor të brendshëm që aplikohet prej dekadash si një proces më demokratik në partitë anëtare të EPP.
"Uroj që ky proces të jetë gjithpërfshirës, i lirë e demokratik dhe të rezultojë me zgjedhje të mira që do ta forcojnë dhe kthejnë për së mbari Lidhjen Demokratike të Kosovës!", shkruan ai.
/Shqiptarja.com