Zgjedhjet në LSI, Meta: Gara për të
ardhmen, reforma në drejtësi shpresë

Zgjedhjet në LSI, Meta: Gara për të<br />ardhmen, reforma në drejtësi shpresë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta zhvilloi një takim me strukturat në Korçë në kuadër të zgjedhjes së drejtuesit të ri të LSI, teksa përballë do të ketë Shezai Rrokajn.
 
Nga Korça, Meta deklaroi se kemi të bëjmë me një garë të rëndësishme sepse kjo është gara për të ardhmen e LSI-së, e cila njëkohësish është një demonstrim, i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit.
 
"Besoj që kemi të bëjmë me një garë të rëndësishme sepse kjo është gara për të ardhmen, nuk është thjesht gara për kryetarin.
 
Pra është gara për të ardhmen e LSI-së, e cila njëkohësish është një demonstrim, i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit.
 
E ardhmja e LSI-së është shumë e rëndësishme që të reflektojmë mbi të gjitha arritjet që LSI-ja ka deri më sot, por njëkohësisht edhe t’i përgjigjet sfidave të mëdha që kërkon drejtimi dhe menaxhimi i një force politike që sot është shumë herë më e madhe se sa vite më parë
".
 
Sipas Metës, LSI ka qenë nxitja dhe mbështetja kryesore e të gjitha reformave për integrimin e evropian të Shqipërisë.
 
"Për ne integrimi  evropian është një projekt që konsolidon paqen dhe sigurinë për të gjithë rajonin
 
LSI ka për detyrë dhe për mision t’i shërbejë interesit të gjerë publik dhe të përfshijë të gjithë ata të cilët duan një Shqipëri pozitive, një Shqipëri që i jep qetësi, që u jep të ardhme, por natyrisht që u jep edhe punë edhe siguri
".
 
Në fokus të LSI në të ardhmen do të jenë shtresat në nevojë në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë. "Rritja ekonomike është e rëndësishme dhe është gjithashtu akoma më e rëndësishme që nga kjo rritje të përfitojnë sa më shumë qytetarë, sidomos ata që kanë nevojë për sa më shumë përfshirje sociale dhe ekonomike. Këto shtresa dhe grupime sociale do të jenë në fokus të punës të LSI-së në të ardhmen".

Kreu aktual i LSI dhe kandidati për një tjetër mandat u ndal edhe te aktualiteti politik dhe Reforma në Drejtësi, që u miratua.
 
Sipas tij, konfliktualiteti politik ka qenë e vetmja normë e politikë shqiptare për një kohë të gjatë, që ndan artificialisht shoqërinë, por këto nuk janë politika që çojnë vendin përpara.
 
"Reforma në drejtësi duhet të kthehet në një shpresë të madhe për të gjithë qytetarët në vendin tonë që Shqipëria do të jetë një shtet më i drejtë, më i besueshëm, më garantues për liritë dhe të drejtat e tyre dhe njëkohësisht një shtet shumë më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit".
 
Në këtë takim, Meta shoqërohej nga Ministrja për Integrimin Klajda Gjosha, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, Nënkryetari i LSI-së, Endrit Braimllari dhe deputeti i qarkut të Korçës, Piro Kapurani.

Fjala e plotë e Metës në Korçë
d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City