Ndryshe nga Rama, Basha mbështet partitë shqiptare në Malin e Zi: Garantoni të ardhmen e fëmijëve tuaj

Ndryshe nga Rama, Basha mbështet partitë shqiptare në Malin e Zi: Garantoni të ardhmen e fëmijëve tuaj

Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë thirrje bashkëkombësve në Mal të Zi që të votojnë listat shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.

Ndryshe nga kryeministri Rama që ka dalë në mbështetje të presidentit aktual Milo Gjukanoviç, Basha ka kërkuar nga votuesit shqiptarë të votojnë partitë shqiptare të cilat do të shkojnë në zgjedhje së bashku në një koalicion.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se: "Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit".

Sipas kryetarit të PD-së, nëpërmjet votës për partitë shqiptare mund të sigurojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

"Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.Të dashur motra dhe vëllezër, nëpërmjet votës tuaj për partitë shqiptare, ju mund të siguroni mbrojtjen e të drejtave dhe interesave tuaja dhe të garantoni një të ardhme më të mirë për fëmijët tuaj. Ne krenohemi me faktin që shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur rol kyç në arritjen e pavarësisë së Malit të Zi dhe në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO. Jam i bindur që faktori politik shqiptar do të vazhdojë që në mënyrë konstruktive të japë kontribut të çmuar në përshpejtimin e integrimit europian të Malit të Zi. Forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit", shkruan Basha.

Pesë parti shqiptare në Mal të Zi, Liderët e Alternativës Shqiptare, Forcës së Re Demokratike, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva,  nënshkruan një marrëveshje për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare në 30 gusht me një listë të përbashkët të kandidatëve.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen