Partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç ka fituar zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Mal të Zi, por nuk arrin dot e vetme që të formojë qeverinë, pasi i duhet koalicion.
Partia Demokratike e Socialistëve ka siguruar 36 mandate, por për të formuar qeverinë i duhen, jo më pak se 41, nga 80 vende që ka parlamenti malazez.
Tashmë përcaktuese do të jenë minoritetet, Milo Gjukanoviç duhet të bëjë koalicion me pakicat.
Milo Gjukanoviç tha se vota ishte një zgjedhje për t’u bërë anëtar i NATO-s dhe BE-së dhe jo anëtar i një “kolonie ruse”.
Në vendin e dytë në zgjedhje është renditur partia më e madhe opozitare e Frontit Demokratik.
Opozitarët, më shumë janë pro serbë dhe shikoheshin si një kërcënim për të ardhmen evropiane të Malit të Zi duke u rreshtuar krah Moskës, por morën vetëm 18 mandate.
Por për shqiptarët rezultati ishte i dobët për shkak të përçarjes.
Lista “Shqiptarët e Vendosur” arriti të nxjerrë vetëm një deputet, Genc Nimanbegun ndërkohë që pritshmëritë ishin më të mëdha.
Në Mal të Zi ka 8 parti shqiptare dhe në zgjedhje dolën me tre koalicione të ndryshme.
Nëse do të dilnin me një koalicion të vetëm përfaqësimi i shqiptarëve do të ishte më i madh në parlament, por tashmë janë me minimumin historik, vetëm një deputet.
Vetëm shqiptarët dhe kroatët kanë nga një mandat, pasi Partia e Boshnjakëve ka 2, Çelsi 9, Demokratët 9 dhe Partia Social-Demokrate 4 mandate.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO