Katër partitë kryesore politike ne Maqednoni kanë arritur një marreveshje për formimin e qeverisë teknike 100 ditë përpara zgjedhjeve të parakoshme, që do të mbahen më 11 dhjetor.

Arritja e marrëveshjes u konfirmua  pas përfundimit të takimit në Klubin e Deputetëve nga përfaqësuesi i VMRO-së, Nikolla Todorov raportojnë mediat maqedonase.

Një ndër negociatorët kryesorë për arritjen e marrëvesjes ka qenë ambasadori amerikan në Maqendoni Jes Bejli.

Ndërkohë ka një lajm të mirë për shqiptarët të cilët në këtë qeveri teknike do kenë postin e Ministrit të Brendshëm.

Detajet e marreveshjes ende nuk jane bërë publike. Publikimi i përgjimeve nga lideri i opozitës Zoran Zaew solli dorëheqjen e qeverisë së Gruevskit.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)