Zgjedhjet në PD, Basha: Ne jemi partia që bën garë! Kundërshtari kërkon të na përçajë, mos t’i japim kënaqësinë që ta përdorë këtë proces kundër nesh

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, njëherësh edhe kandidat, ka vijuar me turin e tij të takimeve me demokratët, ndërsa u ndal sot në Sarandë e Selenicë. Basha i kërkoi atyre besimin për të drejtuar sërish partinë, ndërsa e konsideroi si diçka mjaft pozitive procesin e zgjedhjeve brenda partisë dhe debatin.

Sipas Bashës, ky proces duhet të shërbejë si një mundësi për t’i sjellë më demokratët më afër njëri-tjetrit dhe të dalim më të bashkuar. Ai iu drejtua kritikëve brenda partisë, ku tha se janë kundërshtarët që i kanë bërë të merren me njëri-tjetrin, me synimin për t’i përçarë.

“Tani siç e dimë ne e di edhe kundërshtari, padiskutim, buza e të cilit nuk qesh dhe manovrat e të cilit kanë vetëm një synim të përçajnë forcën e rritur të Partisë Demokratike, të mbjelli dyshim dhe mosbesim në radhët tona dhe të na bëjë të merremi me veten në vend që të vazhdojmë betejën së bashku. Pra, kundërshtari ynë e ka të qartë se çfarë do të arrijë. Do që ne të mos vazhdojmë së bashku, do të mos vazhdojmë betejën e nisur. Ndaj, kërkesa ime e parë është ta konsiderojmë këtë proces të brendshëm si një mundësi  pozitive jo vetëm për të komunikuar me njëri-tjetrin, por dhe  të na sjellë më afër njëri-tjetrit që të dalim më të bashkuar nga ky proces. Mos t’i japim kënaqësinë kundërshtarit që ky proces i diktuar nga rregullat e brendshme të kthehet në një vegël për ta përdoruar kundër nesh. Përkundrazi të shpalosim vlerat tona më të mira. Se pavarësisht asaj që thuhet ne jemi partia që bën garë, ne jemi partia që bën debat. Ai ka 12 vjet që s’bën zgjedhje në parti. Kjo është një tjetër vlerë të cilën duhet ta mbajmë e ta çojmë deri në fund ku me 13 qershor pjesëmarrja masive në këtë proces i cili duhet të zbatohet sipas të gjitha rregullave statutore do të konfirmojë edhe njëherë vlerat tona dhe duhet ta shohim si një tjetër stacion në betejën që vazhdon deri në largimin e regjimit. Pas 25 prillit, 13 qershori është një moment i rëndësishëm për të treguar që ne që ju dolëm për zot shqiptarëve në momentin më të errët prej kohësh të përballjes së opozitës pa asnjë pushtet me shtetin me të gjitha pushtetet, ne nuk jemi rrëzuar dhe zemëratën tonë jemi gati ta kthejmë në një energji, në një fuqi goditëse për regjimin. Në këtë rrugëtim debati i brendshëm ka vlerë, ka vlerë dhe duhet mirëpritur. Megjithatë nxitimi apo paqartësia që mund të sundojë zemrat apo mendjet e dikujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë atë që kemi ndërtuar së bashku. Historia mund të rishkruhet sa herë të duam, por nuk mund të rishkruhet në kurriz të sakrificës së demokratëve. Betejat që kemi bërë së bashku na kanë bërë më të fortë jo më të dobët. Është e lehtë të gjykosh pas kuvendit apo të bësh trimin pas lufte, e rëndësishme është të marrësh vendimet e duhura për vendin dhe të kesh kurajën t’i zbatosh siç kemi bërë gjatë këtyre 4 viteve të fundit dhe gjatë këtyre 8 viteve përballjen me këtë regjim”, tha Basha.

Në Selenicë, Basha i konsideroi edhe njëherë zgjedhjet e 25 prillit si “masakër”, ndërsa theksoi se do të punojë për rrëzimin e PS nga pushteti.

“Përmes pjesëmarrjes dhe gjykimit politik, sigurisht me votën e çdo anëtari ne do të tregojmë se pas 25 prillit dhe përpjekjeve dhe demagogjisë për të na përçarë sërish, ne jo vetëm nuk dorëzohemi, jo vetëm nuk shtrihemi, jo vetëm nuk ulemi në gjunjë, por ngrihemi në këmbë të vetëdijshëm për barrën e misionit që kemi mbi supe që është shumë më i madh sesa të gjithë ne, sepse është misioni i të gjithë shqiptarëve. Ndaj, pjesëmarrja masive në 13 qershor, vetëm duke bërë këtë të mundur ne do të jemi në gjendje ta vazhdojmë këtë betejë duke e çuar atë deri në fund. Kërkesa ime është padiskutim që këtë betejë ta vazhdojmë së bashku. Ta vazhdojmë së bashku dhe mbi gjithçka kemi ndërtuar përfshirë 25 prillin, të finalizojmë aksionin tonë politik me parakushtin e demokracisë që është rrëzimi i këtij regjimi dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të përgjithshme dhe lokale dhe marrjen e përgjegjësive për të drejtuar vendin sipas vlerave dhe misionit tonë. Ta  vazhdojmë së bashku e ta çojmë këtë betejë deri në fund. Kjo është ftesa dhe kërkesa ime ndaj jush. Ju faleminderit për vëmendjen!”, shtoi Basha.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve