PD përjashton nga votimi në 13 qershor një pjesë të antarësisë, Gjana: Bën fushatë për partitë e tjera! Përveç Bashës, asnjë kandidat s’ka dërguar emrat e komisionerëve

TIRANË- Partia Demokratike ka vendosur që të përjashtojë nga votimi të gjithët anëtarët e kësaj partie që kanë bërë fushatë në 25 prill për të tjetër forcë politike që shkon përtej koalicionin PD-AN. Identifikimi i tyre, për kreun e Komisionin Zgjedhor, Jemin Gjana është krejtësisht i thjesht, pasi njihen nga anëtarët e grup-seksionit, edhe pse duhet thënë që një taktikë e tillë mund të lërë vend për manipulim të procesit zgjedhor. Në konferencën për mediat, kur kanë mbetur 4 ditë nga zgjedhjet brenda PD-së, Gjana bëri me dije nga ana tjetër, se do të lejohen që të votojnë ata që s’kanë emrin në lista, por kanë kartë anëtarësie. Procedurat i ka sqaruar Gjana.

“Janë përcaktuar kush konsiderohen vota të vlefshme dhe të pavlefshme si edhe është miratuar udhëzimi për votimin e anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në lista, por disponojnë dokument anëtarëve. Nuk do u mohohet kjo e drejtë, por do ketë disa kushte dhe disa përjashtime. Kushtet do të jenë që do të paraqiten pranë qendra me dokumentin e anëtarësisë dhe me kartën e identiteti, Komisioni ka për detyrë që të regjistrojë në një formularë të posaçëm emrin atësinë dhe mbiemrin, nr e identifikimin, nr të telefonit dhe të marrë firmën dhe kartat e anëtarësisë do të mbeten te Komisioni që do i depozitojë në Komision bashkë me materialet e tjera. Këto karta në një procesverbal të posaçëm do ua dorëzojë Sekretarit Organizativ që brenda 1 muaji do i regjistrojë në sistem, të nxjerrë kartat e reja dhe t’i pajisë me kartat e reja të anëtarësisë dhe më pas do i kthejnë dokumentin e vjetër. Përjashtohen ata anëtarë që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, komisionerë, vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera jashtë koalicionit të PD me aleatët”, tha Gjana.

Ndalur te mbarëvajtja e zgjedhjeve, Gjana ka bërë me dije se vetëm Lulzim Basha, ka dorëzuar emrat e anëtarëve të Komisioneve, asnjë nga kandidatët e tjerë. Kjo është një e drejtë tha Gjana, jo detyrim për kandidatët, për pasojë nëse nuk e ushtrojnë këtë, Komisioni nuk ka për detyrë që të delegojë asnjë emër. Kandidatët e tjerë kanë kërkuar më shumë kohë, megjithatë, Gjana tha se askush nuk do bëhet anëtar i Komisionit pa u verifikuar nëse është pjesë e PD-së.

“Përfaqësuesit e kandidatëve të tjerë nuk kanë sjellë asnjë emër që do i përfaqësojë në 76 komisionet e votimit. Është zhvilluar një diskutim i gjatë, madje njëri nga kandidatët. Shehaj dorëzoi pardje një listë që pasie verifikuam rezultuan se askush prej tyre nuk ishte anëtar i PD, është një listë blof, e papranueshme të bëhen lojëra të kësaj natyrë. Plotësimi i Komisioneve me përfaqësues të kandidatëve është e drejtë, jo detyrim. Nëse duan ta shfrytëzojnë, deri më tani po e zvarrisin përtej cdo kufiri dhe mbrëmë e km bërë të qartë, asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni Zgjedhor. Ne do presim deri në minutat e fundit, por në asnjë rast nuk do të delegohet pa bërë verifikimet”, tha Gjana.

Dhe 4 ditë kanë mbetur nga zhvillimi i zgjedhjeve brenda PD-së. Në garë janë kryetari aktual Lulzim Basha, si edhe Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi. Të drejtë vote kamë rreth 75 mijë anëtarë që do të votojnë në 76 qendra votimi në mbarë vendin.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”