Surpriza në zgjedhjet për kreun e PD/ Kandidon Agron Shehaj: Duhet vizion dhe drejtim i ri! Elezi: Vetëm dorëheqja e Bashës garanton shanse të barabarta! Tërhiqet ish-nënkryetari i FRPD

Në ditën e fundit të regjistrimit të kandidatëve për kryetarë të Partisë Demokratike ka shpallur kandidaturën edhe Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Ndërkohë që më herët Ibsen Elezi dorëzoi sot formularin e kandidimit pasi dje  e bënë këtë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, dhe vetë kryetari Basha. Ndërsa po sot është tërhequr nga kandidimi ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha.

Përmes një postimi në Facebook Shehaj shprehet se Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Sipas tij për këtë duhet një vizion dhe drejtim i ri dhe se ndryshimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

Në prononcimin për mediat Ibsen Elezi tha se vetëm duke dhënë dorëheqjen Basha mund të garantohen kërkesat e statutit të PD për shanse të barabarta në zgjedhje.

"Këto janë elementë shumë të rëndësishëm që vlejnë për të gjithë strukturën e PD. Unë dua t'ju kujtoj të gjithë drejtuesve të strukturave që të administrohet një proces zgjedhor ku vota të konsiderohet e paprekshme. Në qoftë se edhe një rast i vetëm manipulimi ndodh do të ulë imazhin e Partisë Demokratike. Çdo kandidat duhet të ketë kontroll mbi procesin zgjedhor, ky është parim themelor", tha ai.

Ndërkohë që sot është tërhequr ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha me argumentimin se nuk dëshiron të legjitimojë një farsë, siç e quan ai të gjithë procesin zgjedhor brenda forcës së tij politike. 

Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht ditën e djeshme formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar dje garën si asimetrike por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat.

Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Jashtme Edith Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.

Ndërkohë që përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike dhe kryesisë së kësaj partie, grupi “Për PD”, kërkoi shtyrjen e datës së zgjedhjeve për kryetarin në PD, e cila u vendos më 13 qershor në Këshillin Kombëtar, i cili u mbajt ditën e diel. Sipas tyre caktimi i datës 13 qershor 2021 për zgjedhjen e kryetarit të partisë, është në shkelje të hapur të kërkesave për një garë të ndershme, të besueshme dhe të dobishme për vetë Partinë Demokratike.

Sot është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave. Ndërsa nesër pritet të zyrtarizohen kandidaturat nga ana e Komisionit të Zgjedhjeve në PD. 

4 kandidatet

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:45
Agron Shehaj kandidon për Kryetar të Partisë Demokratike: Duhen vizion dhe drejtim i ri

Deputeti i zgjedhur i PD Agron Shehaj ka shpallur kandidaturën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

"Shqipëria ka sot nevojë për opozitë të fortë, parimore dhe frymëzuese. Shqipëria ka sot nevojë për Partinë Demokratike!

Ne demokratët do ta kapërcejmë gjendjen e vështirë ku jemi dhe do ngrihemi më të fortë se më parë. Përballë autokracisë, korrupsionit dhe paaftësisë së qeverisë, ne do të ndërtojmë alternativën e lirisë, ndershmërisë dhe aftësisë.

Për këtë duhen energji të reja, vizion i ri, drejtim i ri.

Me ketë bindje, kam vendosur të kandidoj për kryetar të Partisë sime. Konkurimin nuk e shoh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që dëshirojnë që partia jonë të jetë partia e anëtarëve: një parti e vërtetë demokratike, moderne dhe e hapur.

Unë besoj se çdo njeri duhet të luftojë duke dalë në shesh për atë që beson. Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur. Unë besoj se përparimi vjen përmes ndryshimit dhe jo ripërsëritjes së të njëjtave gabime.

Dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë ju që më keni besuar e nxitur të marr përgjegjësinë e garës. Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej", ka shkruar ai në Facebook.

 

Ora 11:50
Zgjedhjet në PD, ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, tërhiqet nga kandidimi: Nuk dua të legjitimoj një farsë! Gara po mbahet peng

1619795694_lisanderhoxha.jpg

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha, ka njoftuar tërheqjen e tij nga gara në Partinë Demokratike pasi sipas tij ato janë një farsë dge kandidimi i tij vetëm se do ta legjitimonte këtë farsë.

Postimi i plotë

Te dashur miq, ju falenderoj perzemersisht per mesazhet dhe urimet tuaja inkurajuese pas daljes ne media te lajmit sa i takon kandidimit tim per Kryetar te Partise Demokratike!

E kam menduar vertet gjate kete mundesi, duke patur parasysh idene time se vetem te rinjte kane mundesine te ringrene PD ne kuotat e fitores. Jam menduar mbi ato qe sot po i ndodhin te rinjve ne mbare vendin duke e kthyer Shqiperine ne Sirine e Europes, ku per çdo 100 te rinj, 80 duan te largohen.

Kam degjuar per 8 vite shqetesimet e prodhuara nga nje qeveri qe i ka braktisur shqiptaret dhe kam pare me sy dhunen ndaj lirive, prones dhe dinjitetit njerezor per çdo kategori te shoqerise sone.

25 Prilli ishte nje mundesi e arte per te çliruar vendin nga mafia me kollare, e cila po grabit edhe djersen ne ballin e çdo qytetari te Republikes se Shqiperise.

Ajo mundesi humbi nga nje model drejtuesish hipokrit, qe te gjithe hallin e kishin tek ndarja e ministrive, drejtorive dhe premtimet korruptive te babezise prej maskarai dhe jo te atyre qe duan te sjellin ndryshimin. Ai shans i iku vendit nga nje sjellje arrogante e ekipit drejtues, te cilet u mbyllen ne nje rreth vicioz urimesh dhe genjeshtrash, te cilat e lane lidershipin e PD ne nje bote imagjinare si Liza ne boten e çudirave.

Demokratet mbeten 12 vite ne opozite, te mundur, te perçare dhe te tradhetuar. Ne mbetem peng tek Rilindja dhe sektet Neo Marksiste, te cilat duan ta blejne Ballkanin Perendimor dhe ta sundojne ate me modelin e ylberit.

Premtimet me ylber bashkeqeverises dhe marreveshjet prej stabilokrati po e lene vendin tone te fundit ne Europe per te ardhurat per fryme. Po i lene arat djerre, po i lene njerezit ne borxhe dhe kane sjelle vetem stres, ankth dhe humbje te shpreses dhe besimit ne shoqeri se modeli i opozites virtuale do e munde ndonjehere kete qeveri ne zgjedhje.

Per keto arsye hartova nje platforme te zgjidhjes se shpejte, e cila bazohet ne disa hapa konkrete se si çmontohet Rilindja dhe mekanizmi i tyre elektoral.

E para fillon me bashkimin e se djathtes ne nje koalicion te ri moral mbi vlerat qe na mbajne bashke.

Se dyti, rikompozim i te gjitha strukturave te Partise Demokratike nen nje fryme tjeter te funksionalizmit dhe organizimit ne terren.

Se treti, krijimi i kushteve te besimit permes kolegjalitetit funksional ne te gjitha organet e reja te partise duke bere aksionin politik nje sipermarrje gjigande dhe jo nje nisme te paqarte te nje grupi te vogel.

Se katerti, do te riformatoja modelin e organizatave partnere, si FRPD dhe LDG, duke i bere ato nje arme te forte ne dore te PD.

Se pesti, do te filloja bashke me qytetaret fushaten kombetare te antikorrupsionit, duke evidentuar çdo zyrtaruc te rilindjes, i cili rrjep dhe kushtezon qytetaret e vendit tim per perfitim personal.

Se gjashti, do te filloja levzjen shoqerore me moton "Shqiperia eshte e jona" ne te gjitha fakultetet dhe gjimnazet e vendit per te provokuar protestat me te medha kombetare.

Se shtati, do te hapja Partine Demokratike duke e bere aksesin e qytetareve ne deget e saj me te lehte se nje rimbushje telefoni. Asnje kandidat per deputet apo Kryetar Bashkie nuk do te zgjidhej nga kulisat, por do t'i nenshtrohej nje propozimi dhe votimi ne popull dhe jo vetem tek anetaret e partise, duke rritur pranueshmerine e secilit prej te zgjedhurve me nje model teresisht demokratik.

Se teti, do te luftoja fort per nje liste te hapur 100% duke tentuar te ndryshoj Kodin Zgjedhor ne menyre qe çdo emigrant te kete mundesine e votes se garantuar.

Se nenti, do te hartoja nje program qeverises te bazuar 100% tek vlerat e se djathtes, si Liria, Prona, Familja, Shteti Ligjor, duke shmangur çdo shtojce tjeter, e cila e nxjerr nga identiteti forcen tone politike. Kjo, sepse besoj fort se vlerat tona jane me konkrete dhe te realizueshme se çdo program i majte.

Se dhjeti, do te nxisja nje marredhenie te re besimi te popullit shqiptar tek kjo force politike, e cila ka çdo arsye per te qene oferta e vetme serioze dhe qeverisese, duke iu paraqitur atyre me nje model krejt te ri ne koncept, ide dhe vizion se si behet politika ne vend. Partia Demokratike ka lindur nga te rinjte dhe e tyre duhet te jete.

Per te gjitha keto arsye mendova se kandidimi im do i jepte vlere gares duke vendosur anetaresine perballe zgjedhjes se platformave me te mira per drejtimin e PD.

Ajo qe sot po ndodh eshte vazhdimi i rruges se vjeter te mbajtjes peng te gares permes makinacioneve dhe arrogances. Sot aty nuk ka gare sepse me 13 Qershor nuk kane te drejte vote 20 mije anetaret e FRPD. Sot aty nuk ka gare sepse jane me mijera anetar te fshire si "pasiv" nga sistemi vetem per qellime kalkulimi. Sot aty nuk ka gare sepse garohet perballe nje Kryetari ne detyre, i cili kontrollon te gjithe administraten e partise, zyren e shtypit dhe çdo aset qe e ben te pabarabarte fushen e lojes.

Sot aty nuk ka gare sepse rezultati i perfundimit te saj eshte parashkruar dhe nuk ka asnje mundesi qe perballja te jete reale. Une nuk i kam ikur asnjehere asnje sfide dhe asnje pergjegjesie. Me dhjetra here jam perballur me padrejtesite e brendshme deri aty sa kam dhene edhe doreheqjen nga çdo funksion ne disfavor te mendesise pragmatiste qe shumica aty mban. Kete rol e kam zgjedhur si model jete dhe nuk kam ndermend ta ndryshoj.

Ne gare do futesha nese çdo anetar i PD do kishte te drejte vote dhe nese gara nuk do te kontrollohej nga nje komision i njeanshem dhe nje rregullore antidemokratike. Per keto arsye sot kam zgjedhur te mos e dorezoj aplikimin tim per Kryetar te PD.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 23/05/2021 09:00

    Kur dihet se si Kane perfunduar "zgjedhjet" ne PD para kater vitesh ska asnje dyshim se do jeté e njejta loje, rezultati pra eshte i paracaktuar, aty ku kater kandidat do votojne vetem veten e vet qe dmth se te kater do kene nga nje vote,e kur llogarisim votat e mretit basha edhe nese nuk do voton asnje qytetar shqiptar basha do kete 6 vota dhe askush sdo e permbyse rezultatin popullor,ky eshte verdikti i kryetarit te mretit pra i sali berishes,ta gzojne kriminelet.

    Përgjigju
  • demokrati me d te vogel: 22/05/2021 19:22

    nga te gjith keta ....ke te maresh e ke te lesh ajo harxhi kot me e harxhu fjalen dhe voten per te.esht shoqe e argites dmth leva e sales...lulja dihet mo si humbes kronik.ky ibzeniqe sa e fershellyen ne kongresin e pd-se kur filloi te kritikonnte lulen me pelqeu kur tha:ne fillim duhet te reformohemi brenda partise duke vene njerez te paster te rinj e puntore pastaj shkohet ne votime per te mundur edin....gati e nxoren me zor nga salla.mund te jete ndryshimi por e shof pak si kok forte e mund te vendosi diktature.agroni duket europian por me leket e bera ne call center e qe flitet per pastim parash ....mund te jete qe do fusi frymen e diolagut e te bashkpunimit por mund edhe ta komandojne me kercenimin e pastrimit te parave ndonje qe ja di pislliqet. dmth me i mir ky ose ibzeni por nuk do e lej sala pd ne doren e tyre.do mbetet lulja e do jete dhe fundi i pd

    Përgjigju
  • dorina: 22/05/2021 18:36

    Nga keta kandidate ne fakt Harxhi eshte me e pershtateshme por nuk e di flet si diplomate kur vlereson ne maksimum Saliun ne kohen kur SHBA e ben NON GRATA, kjo eshte e pa qarte.... Sa per Agron Shehaj eshte me i pa pershtateshmi se dihet qe ky person eshte kampion per blerje votash me cmime maramendse, ky e do kariken per biznes, Vlora e nje mire prandaj nuk kandidoi atje se i ka dale boja.... Ne keto duhet te fitoi qytetaria boll me malok ose ne te kunderten beni kryetar Xhelal Meziun dhe beni m*tin partise me te madh se ja keni bere. Turp qe kjo parti u katandis si PPSH porkjo ishte e qarte se ne krye eshte nje komunist legjendar si Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Besim: 22/05/2021 17:22

    Une mendoi se Kuksjani Elezi do te marri drejtimin e partise Demokratike. I vlersoi disa cilsi njerzore qe me shtyn te besoi tek ky djalosh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja