Zgjedhjet në PD/ Basha përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit, Ibsen Elezit dhe Lisandër Hoxhës! Grupi 'Për PD': Gara asimetrike dhe jo e mbështetur në rregulla

Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi, Ibsen Elezi dhe Lisandër Hoxha duket se do të jenë kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën në garën për kreun e kësaj force politike. Basha, Kadilli dhe Harxhi kanë dorëzuar sot kërkesat zyrtare, ndërkohë që Elezi dhe Hoxha do të shfrytëzojë ditën e fundit të afatit për të zyrtarizuar kandidaturën. Kandidimi i ish-zv.kryetari i FRPD, Lisander Hoxhës ishte një surprizë, pasi vetëm mbrëmjen e së premtes, një ditë para përfundimit të afatit zyrtar për dorëzimin e kandidaturave shfaqi dëshirën për të garuar për kreun e PD. Mbremjen e sotme, ashtu siç pritej, edhe Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor.  Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, e ka cilësuar garën si asimetrike por ka garantuar se do të sfidojë kryetarin Basha me vlerat.

Në të njëjtën linjë ishte edhe prononcimi i ish-ministres së Jashtme Edith Harxhi. Ajo tha se gara nuk është e mbështetur në rregulla, teksa premtoi reformimin e Partisë Demokratike mbi vlerat e vitit 1990.

"Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institicionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces", tha Kadilli.

'Uroj shumë që gjithçka të shkojë siç duhet, pavarësisht se jo gjithçka është bërë sipas rregullave të lojës. Së shpejti do të dalim me një deklaratë tjetër ku të themi rregullat që duhet të zbatohen në garë. Ajo që ofroj unë është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990", tha Harxhi.

Më 16 maj në mbledhjen e kryesisë së PD dhe Këshillit Kombëtar u vendos që më 13 qershor demokratët do të votojnë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar pati akuza të forta nga kritikët e Lulzim Bashës, ku Bujar Nishani ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të tij duke thënë se situata në parti është më e keqja që PD ka kaluar që prej vitit 1997.

Në këshill u vendos që nga data 16 deri më 22 maj të bëhet  paraqitja e kërkesës për kandidim nga ata që përmbushin kriteret. Nga datat 24 maj deri më 11 qershor të jetë periudha e fushatës në të gjitha strukturat. Dhe në 13 qershor të bëhen zgjedhjet sipas parimit 'Një anëtar, një votë'.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:29
Zgjedhjet në PD, Basha dorëzon zyrtarisht kandidaturën e tij, surprizon Lisandër Hoxha, do garojë edhe ai

1621621915_hoxhabasha.jpg

Lisander Hoxha dhe Lulzim Basha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dorëzuar zyrtarisht ditën e sotme formularin e kandidimit për kreun e kësaj partie në zgjedhjet që do të mbahen më 13 qershor. Ashtu siç pritej Basha kërkon të vijojë të drejtojë Partinë Demokratike, edhe pse shumë nga demokratët janë zhgënjyer me humbjet e njëpasnjëshme të tij qoftë në betejat polikë qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Gjatë ditës së sotme e dorëzuan formularin për kandidaturën e tyre për kreun e PD edhe Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, ndërsa Ibsen Elezi edhe pse shpalli kandidaturën e  tij, pritet që ta dorëzojë atë zyrtarisht ditën e nesërme kur është edhe fati i fundit i dorëzimit. Po nesër do e dorëzojë edhe formularin e kandidimit edhe ish-zv.kryetari i FRPD, Lisandër Hoxha.

Ora 14:53
Grupimi 'Për PD', letër me kërkesa për Kryesinë: Na vini në dispozicion listën e votuesve, të kemi përfaqësues në Komisionin Zgjedhor

 

Në emër të grupimit 'Për PD-në', Edvin Kulluri, paraqiti sot për mediat disa kërkesa që i janë bërë Kryesisë së partisë për garën brenda Partisë Demokratike.

"Ne kemi dorëzuat sot një listë kërkesash për të garantuar një garë të lirë dhe të ndershme. Është në interesin e PD, Lulzim Bashës, që të dita e zgjedhjeve, të ketë një axhendë të përbashkët dhe rivalët të kenë takime në rrethe, secili kandidat të ketë përfaqësues në komisionin zgjedhor dhe në rrethe, të vihet në dispozicion lista. Kam një thirrje për demokratët që të marrin pjesë në zgjedhje", tha Kulluri për mediat.

Letra me kërkesat:

Të nderuar zonja dhe zotërinj, bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi.

Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavarësisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH.

1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

2) Të rishikohet përbërja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkëta të sipërcituara.

Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kërkesave te domosdoshme për një gare të hapur, të barabarta dhe të mbështetur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ora 14:12
Kandidate për kryetare të PD, Edith Harxhi: Një garë e pambështetur në rregulla, ofroj reformim të thellë mbi idealet e vitit 1990

 

Sapo ka dorëzuar kërkesën për të kandiduar për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka folur për mediat e pranishme para Selisë blu. Ajo ka deklaruar se gara nuk po bëhet mbi rregullat.

'Uroj shumë që gjithçka të shkojë siç duhet, pavarësisht se jo gjithçka është bërë sipas rregullave të lojës. Së shpejti do të dalim me një deklaratë tjetër ku të themi rregullat që duhet të zbatohen në garë. Ajo që ofroj unë është një reformim i thellë i PD-së mbi idealet e vitit 1990", tha Harxhi.

Ora 13:57
Pas Kadillit, grupi ‘Për PD’ zyrtarizon emrat e 2 kandidatëve që do jenë përballë Bashës në garën për kryetarin e ri të partisë

1621592836_eleziharxhi.jpg

Grupi ‘Për PD’ sapo ka zyrtarizuar emrat e 2 kandidatëve për kryetarin e partisë së PD.

Kandidatët e propozuar nga grupi “Për PD” për zgjedhjet që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, janë Edit Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj, bazuar në vendimin e Kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për shpalljen e garës për Kryetar të PDSH që do të mbahen në datë 13 qershor 2021, po ju bëjmë me dije se nga Grupi për PD do paraqiten dy kandidatura, zonja Edit Harxhi dhe zoti Ibsen Elezi.

Për këtë po ju parashtrojmë disa kërkesa të domosdoshme për garantimin e një gare të ndershme dhe të lirë, pavaresisht nga koha tejet e shkurtër e vendosur në mënyrë të njëanshme nga kryesia e PDSH.

1) Kryesia e PDSH-së dhe Komisioni Elektoral të vënë në dispozicion të kandidatëve për Kryetarë të PDSH-së, jo më vonë se data 24 maj 2021, listën e plotë të anëtarësisë së PDSH-së.

2) Të rishikohet përberja e Komisionit Zgjedhor dhe atyre në nivel dege, duke përfshirë përfaqësues të kandidatëve për Kryetar.

3) Të hartohet një axhendë e takimeve të përbashkëta të kandidatëve me anëtarësinë, për të shpalosur platformat politike dhe zhvillimin e debatit.

4) Zyra e Organizimit dhe kryesitë e degëve të venë në funksion të kandidatëve për Kryetar të PDSH-së, infrastrukturën dhe burimet administrative për zhvillimin e takimeve të përbashkta të sipërcituara.

Mbetemi në pritje të plotësimit të këtyre kerkesave te domosdoshme për një gare të hapur, të barabarta dhe të mbështeur në vlerat më të mira perëndimore të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • REXHEP KASAP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/05/2021 01:06

    Partia anti Shqiptare partia wc qenef pd duhet të nxiret e jashtëligjshme. Se kjo parti është parti kurvash, hajdutësh, kriminelësh, e injorant pa fund plera të denkopozuara.

    Përgjigju
  • LORA: 21/05/2021 19:20

    Garimi i shume kandidateve eshte avantazh i qarte per lul-holandezin.Nese nuk e kuptojne kaq gje ,,,,jane tu bo gjoja.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 21/05/2021 16:21

    DO REFORMOJNE PD KETA?Nje pyetje:-b distancoheni nga veprimtarine kriminale e sali Berishes ne keto 30 vjet?Jam i sigurt qe jo.Ndaj nuk ka reformim,por lufte per karrike.PD do te mbetet Partie Komiteti i Maleve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë