TIRANË - Në datën 8 dhjetor 2013 zhvillohen primaret e Partisë Demokratike italiane, për të zgjedhur sekretarin e ri të partisë. Në garë janë Matteo Renzi, kryebashkiak aktual në Firenze, Gianni Cuperlo, deputet i PD dhe Pippo Civati, gjithashtu deputet i PD në parlamentin italian.
Në këtë garë do të mund të votojnë anëtarët e PD por njëkohësisht edhe simpatizantët dhe zgjedhësit e saj që nënshkruajnë parimet e partisë. Do të votojnë, ndryshe nga zgjedhjet poltike, edhe 16 vjeçarët dhe të huajt me lejeqëndrim të rregullt në Itali, përfshi këtu edhe komunitetin e rëndësishëm shqiptar që banon në Itali.
Janë përgatitur qëndra votimi në gjithë Italinë, dhe në gjithë botën, ku jetojnë italianë. Këtë vit për herë të parë, do të jetë e mundur që edhe italianët dhe italo shqiptarët me banim të përhershëm ose të përkohshëm në Shqipëri të mund të votojnë.
Falë disponibilitetit të Partisë Socialiste shqiptare dhe të kryetarit Rama, në katin e parë të selisë qëndrore të kësaj partie do të jetë qëndra zgjedhore për këtë garë, e cila do të qëndrojë e hapur nga ora 08 deri në orën 20:00, gjatë ditës së diel 8 dhjetor.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com