Zgjedhjet në PD, Jemin
Gjana: Gati listat përfundimtare

Zgjedhjet në PD, Jemin<br />Gjana: Gati listat përfundimtare
Të shtunën me 22 korrik demokratët do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e tyre mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit.

Jemin Gjana kryetari i Komisionit Zgjedhorë të PD-së në një deklaratë për mediat ka folur për detajet e votimit, listat dhe për të gjithë prcesin.
 
 “Është  përcaktuar përbërja e 73 Komisioneve të Votimit dhe vend votimet për 68 Degët e Partisë Demokratike. Ka 5 komisione votimi më shumë se numri i degëve, për arsye se 5 degë të Partisë Demokratike (Shkodër, Elbasan, Fier, Durrës dhe Kamëz) për efekt të numrit të madh të anëtarësisë kanë nga dy komisione votimi.
Të 73 Komisionet kanë në përbërje të tyre, nga 73 përfaqësues të propuzuar prej secilit nga kandidatët në garë.

Për të gjitha këto të dhëna ka dokumenta të shkruara zyrtare që gjënden dhe do të ruhen në protokollin dhe arkivin e Selisë Qëndrore të PDSH-së.
Theksojmë se në listën përfundimtare të votimit janë të përfshira dhe tre kategori anëtarësh me mundësi të kufizuara për të votuar. Këta janë, anëtarë të PD-së në degët e saj në Selanik, Athinë, Romë, Milano, Belgjik, Londër etj.

Anëtarë të PD-së të rregjistruar online si të tillë nga jashtë Shqipërisë si dhe disa mijëra anëtarë të larguar në emigracion në 3 vitet e fundit. Sipas të dhënave operative të marra nga degët e Partisë Demokratike, numri i tyre shkon rreth 23,000 anëtarë. Ata do të vazhdojnë të mbeten në listat e anëtarësisë së Partisë Demokratike pavarësisht mundësive aktuale të kufizuara për të qënë pjesë e proceseve elektorale në parti dhe jashtë saj” tha Gjana.

Ai i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur se pse listat e anëtarësisë nuk bëhen publike në faqen elektronike, Jemin Gjana u shpreh shkak se  kjo do të ishte një shkeleje e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët