Zgjedhjet në PD, Kostenja fiton 
ndaj Sefgjinit të SHIK-ut te Nj. 7

Lefter Kostenja është rizgjedhur kryetar i degës nr.7 të Partisë Demokratike në Tiranë duke marrë 70% të votave, 101 vota nga 145 votues.
 
Ish-zyrtari i lartë i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Lefter Kostenja është kontestuar në Partinë Demokratike me pretendimin se ai është kunat i deputetit të Partisë Socialiste në Librazhd, Taulant Balla.
 
Përballë Lefter Kostenjës në njësinë Nr. 7 në Tiranë kandidonte Arben Sefgjini, ish-punonjës i SHIK-ut, krahu i djathtë i Gazidedes, i akuzuar për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha.
 
Zgjedhjet në Partinë Demokratike janë zhvilluar në kuadër të riorganizimit pas urdhrit të Bashës, ndërsa në njësinë 7 grupi i punës përbëhej nga Gazmend Dibra, Dritan Shano, Anxhela Malko dhe Julian Deda si dhe kryetare e grupit të punës ishte deputetja Albana Vokshi.
 
Në degën nr.7 u realizuan zgjedhje për të gjithë strukturën, në të gjitha seksionet, grupseksionet dhe strukturën drejtuese; kryesinë si dhe kryetarin. Dega nr.7 kishte si strukturë 78 seksione dhe 13 grupeseksione.
 
Si rrjedhojë e riorganizimit sot ka 37 seksione dhe 13 grupseksione.



d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri

Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri