TIRANË – Lidhja Demokratike e Gruas, një organizatë partnere e PD-së,  do të përfshihet për herë të parë me të drejtë vote në zgjedhjet brenda kësaj partie. Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë sot, vetë kryetarja e kësaj Lidhjeje, Albana Vokshi.

Ajo ka deklaruar sot se Lidhja Demokratike do të përkrahë kandidimin e sa më shumë grave në postet drejtuese të PD-së në gjithë vendin.

Znj. Vokshi pohoi se LDGSH për herë të parë përfshihet në procesin e zgjedhjeve në PD me të drejtë vote dhe ky proces është një garanci për dëgjuar zërin e forumit të gruas brenda Partisë Demokratike.

Deklaratat e zonjës Vokshi u bënë në Durrës, gjatë një takimi pune me Forumin e Gruas të PD-së. Në këtë takim merrte pjesë edhe  Zv.Presidentja e Forumit të Grave të PPE-së,  Maria Rauch Kallat.

Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)