'Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata, Lulzim Basha nuk ka dorëzuar ndryshimet në statut', Kulluri në Report Tv: Kjo parti shkel ligjin

Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata pasi të gjitha ndryshimet e bërë në statutin partisë nuk janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës ashtu siç parashikohet nga Ligji. Deklaratën e bëri në Report Tv, anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri.

Kulluri thotë se kandidati i përjashtuar nga gara në Partinë Demokratike Ibsen Elezi ka paraqitur një padi në gjykatë për anulimin e këtyre zgjedhjeve. Anëtari i grupimit "Për PD" tha se Elezi ka dërguar në gjykatë padinë pasi PD-ja ka ndryshuar disa herë statutin e PD-së, por nuk e ka depozituar në Gjykatë dhe kjo sipas tij, i bën zgjedhjet të pavlefshme.

"Kandidati Elezi ka bërë një padi për të ndaluar zgjedhjet.  Kjo është një parti që shkel ligjin mbi të cilin funksionon vetë.  Partitë politike janë të detyruara të dorëzojnë në gjykatë çdo ndryshim statutor që bëhet nga institucionet e saj dhe kjo nuk është bërë.  Sot ka një seancë paraprake  të kësaj padie.  Normalisht çdo gjyqtar në Republikën e Shqipërisë duhet të ndalojnë procesin pasi i gjithë procesi në vetvete është nul", tha Edvin Kulluri.

Me bindje, Kulluri thotë se Partia Demokratike do të dalë më e dobët nga kjo garë e brendshme, duke nënvizuar se zgjedhjet nuk janë të lira. Ndërkaq Kulluri akuzoi edhe kreun e komisionit të zgjedhjeve në PD jemin Gjana, për të cilin thotë se ende nuk ka marrë përgjegjësi për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2017. Në fund shtoi se grupimi dhe kandidatja Edith Harxhi do t'i shkojnë zgjedhjeve deri në fund.

Katër kandidatët, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, sot do të zhvillojnë takimet e fundit elektorale, ndërsa dita e nesërme është heshtje zgjedhore dhe nuk lejohen aktivitetet. Të shtunën më 13 qershor demokratët do të thonë fjalën e fundit me vota, se kush do të drejtojë PD për 4 vitet e ardhshme. Komisioni Zgjedhor sot hapi  listat e anëtarësisë së PD për votimet e së dielës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD. Nga rradhët e PD ka pasur akuza se zgjedhjet janë një farsë dhe se u është hequr e drejta e votës shumë anëtarëve me qëllim që të fitojë Basha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:24
Kulluri në Report Tv: PD do të dalë më e dobët nga kjo maskardë elektorale! Gjana ende s'ka marrë përgjegjësi për vjedhjen e zgjedhjeve në 2017-n

 

Anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri shprehet i bindur se Partia Demokratike do të dalë më e dobët nga kjo garë e brendshme. Edhe pse tha që grupimi dhe kandidatja Harxhi do t'i shkojnë zgjedhjeve deri në fund, Kulluri akuzoi edhe kreun e komisionit të zgjedhjeve në PD se ende nuk ka marrë përgjegjësi për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2017.

"Vëzhguesit tanë janë të angazhuar për të parandaluar çdo parregullsi të procesit. Parimi i zgjedhjeve të lira që Basha bërtet çdo ditë, së pari duhet ta kishte zbatuar brenda partisë.  Partia do të dalë më e dobët nga një maskaradë elektorale por kjo nuk na pengon neve për tu thënë demokratëve që do vazhdojmë deri në fund. Tregojmë karakter dhe përgjegjësi duke i dalë përballë një njeriu që nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjet.  Z. Gjana ende nuk ka mbajtur përgjegjësi për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2017. Kam unë video që disa anëtarë kanë votuar të paktën 4 herë për z. Basha.  Në degën e Maliqit një herë për shembull ka shkuar kandidatja Harxhi dhe e ka gjetur derën mbyllur. Këto janë turpe që tregojnë se çfarë e pret PD-në me Lulzim Bashën në 4 vitet e ardhshme", tha Kulluri.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka