Zgjedhjet në PS, Gjiknuri në Elbasan: Do sjellë hapje të partisë, garanci për fitoren e ardhshme
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri
Qarku i Elbasanit ishte ndalesa e radhës e turit të takimeve me Asambletë Socialiste për informimin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashki të vendit dhe sekretarët ekzekutiv në degët lokale apo nivel qarku.
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues qarku në Elbasan thekson se çdo kandidat do ketë mundësinë të paraqesë përpara asamblesë platformën e tij.
“Përmbyllja e këtij procesi, pas takimeve në të gjithë Qarqet e vendit, do konkretizohet me përzgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe do sjellë një hapje të Partisë Socialiste, rienergjizimin e çdo strukture të saj dhe do na japë garancinë për fitore të sfidave të ardhshme elektorale”, shprehet Gjiknuri.
Në zbatim të vendimit të Kongresit të 9 Prillit dhe Asamblesë Kombëtare të 7 Majit, Partia Socialiste ka hapur procesin e garës së brendshme për 61 kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit. Udhëzimi i miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri parashikon se deri më 25 Maj 2022 do të administrohen kandidaturat e mundshme për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste.
Parashikohet se kandidatët për kryetar të partisë të bashkisë duhet të ketë si rregull vendbanim dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtar të partisë si rregull për një periudhë jo më pak se tre vjet, të kenë arsimin e lartë si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral e ligjor.
Paralelisht me ftesën për të kandiduar për drejtimin e degëve të Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit, një tjetër urdhër i Sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri fton të interesuarit që të aplikojnë për detyrën e re të Sekretarit Ekzekutiv të partisë në territorin e 61 bashkive dhe 12 Qarqeve.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që pagat e shqiptarëve të bëhen publike një herë vit?
-
PO
50%
-
JO
50%
-
NUK E DI
0%
Vota total: 2
Lajme të tjera
-
Gara për kryetarët e rinj të degëve në PS, Rama: S’duhet të jenë 'një' me kryebashkiakët, por as në konflikt! Zgjedhjet vendore? Duhet t’i fitojmë
16 Maj, 19:28
-
Alibeaj: Deputeti socialist dhe kryebashkiaku i Cërrikut provokuan viktimat e komunizmit! Vendi ka nevojë për dekomunistizim të shoqërisë shqiptare
15 Maj, 22:29
-
Zgjedhja e presidentit, përfundon afati për të dorëzuar propozimet për emrin e kreut të ri të shtetit! Raundi i parë ezaurohet me zero kandidatë
15 Maj, 07:53
-
Riorganizimi i Partisë Socialiste, Balla nga Fieri: Në të 6 degët e qarkut do të ketë bashkëdrejtim, një burrë dhe një grua
14 Maj, 10:52
-
Berisha nis fushatën për kreun e PD-së në Elbasan! Reagon ndaj Kim: Po bën fushatë elektorale kundër meje, mos të ndërhyrjë në politikën e brendshme
13 Maj, 17:49
-
U akuzua se rrahu vjehrrin, vjehrrën, burrin dhe kunatin, flet nusja nga Librazhdi: Ata më dhunuan, ja pse nisi sherri! Nuk ndahem sepse nuk dua të ndaj fëmijët nga babai
13 Maj, 16:30
-
Gara për kreun e ri të PD, Berisha nis takimet sot në Elbasan! Elezi takohet me mbështetësit e tij nesër në Kukës dhe Has
13 Maj, 15:05
-
Presidenti/ PS negociata me palët, Alibeaj refuzon! Balla: Vendosëm piketat! Mediu: Nëse opozita s'është unike, ne s'bëhemi pjesë! Idrizi: Qeveria garantoi jo proces të njëanshëm
13 Maj, 08:35
-
Nga Shkodra, PS çel fushatën për zgjedhjen e kryetarëve në rrethe! Klosi: Proces i hapur dhe konkurrim
12 Maj, 19:21
-
Zbulohet predha e pashpërthyer pranë shkollës 9-vjeçare në Mengël në Elbasan
12 Maj, 15:48
-
SPAK nis hetimin për ish- ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, dyshohet për shpërdorim detyre në tenderin e sterilizimit dhe check up
11 Maj, 21:33
-
Nis ndërtimi i inkubatorit bujqësor në Bashkinë Belsh, Gjiknuri: Mundësi e mirë për të ekspozuar produktet e zonës, rrit potencialet ekonomike
11 Maj, 19:32