Zgjedhjet në PS nisin në 15 shtator
kush s’mund të kandidojë/ Kriteri

Zgjedhjet në PS nisin në 15 shtator<br />kush s’mund të kandidojë/ Kriteri
Report Tv ka zbardhur vendimet e mbledhjes së Asamblesë së PS në fund të muajit gusht.
 
Asambleja vendosi që nga 15 shtatori deri në 30 tetor të zhvillohen zgjedhjet vendore në Partinë Socialiste, ndërsa konstituimi i Këshillave Socialistë nga 1-15 nëntor.
 
Gjatë zgjedhjeve do të bëhet edhe një analizë e gjatë për rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit në cdo degë të Partisë Socialiste.
 
Kryetarët aktualë nuk do të lejohet që të kandidojnë në rastet kur rezultati i 25 qershorit, ishte më i ulët se zgjedhjet paraardhëse.
 
Kandidatët për kryetar duhet të kenë të paktën një vit pjesë e PS të anëtarësuar, ndërsa përpos tij do të zgjidhet edhe sekretari.
 
Organizimi i zgjedhjeve të reja në parti, sipas PS bëhet për të përmirësuar rezultatin dhe rritjen e bashkëpunimit me njerëzit.
 
Ndërkohë që riorganizimin dhe analizën duhet ta përfundojnë edhe strukturat në Greqi, Itali dhe vende të tjera.
 
Një tjetër pikë e rëndësishme është edhe ngritja e strukturave të reja të PS në vendet ku ka emigrantë.
 
Rezultatet e dobëta, ikin 1480 kryetarë socialistë
Rreth 1480 kryetarë të organizatave  të Partisë Socialiste do të largohen nga drejtimi i tyre për shkak të rezultatit të dobët gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
Në një raport konfidencial të Partisë Socialiste të publikuar pak javë më parë, i cili bën analizën e punës së strukturave të kësaj force politike del në përfundimin se 1480 organizata socialiste kanë marrë rezultat të dobët në zgjedhje, krahasuar ky rezultat me zgjedhjet e vitit 2013.
 
Bashkitë ku PS ka pësuar rënie:
Kuçovë
Skrapar
Dibër
Elbasan
Cerrik
Peqin
Prrenjas
Pustec
Këlcyrë
Devoll
Shkodër
Vau i Dejës
Kamëz
Kavajë
Rrogozhinë
 
Qarqet ku PS realizoi objektivin
Berat
Durrës
Gjirokastër
Kukës
Lezhë
Vlorë
 
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri