Zgjedhjet në PS, Përmeti rrëzon
Kokëdhimën,shuplakë votash kundër 

Zgjedhjet në PS, Përmeti rrëzon<br />Kokëdhimën,shuplakë votash kundër 
Koço Kokëdhima ka marrë dje një shuplakë elektorale nga bashkia e Përmetit ku u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e PS-së në këtë degë. Kandidatja e vetme e futur në këtë garë nga Koordinatori i rajonit Vlorë Gjirokastër, Adelina Stefani, ka rezultuar të jetë aq shumë e papëlqyer, sa edhe garën me vetveten e ka humbur.

Ajo ka marrë vetëm 19 vota nga anëtarët e asamblesë socialiste të bashkisë Përmet, dhe ka marrë 23 vota kundër. Në këto kushte, ajo nuk ka marrë bekimin e strukturave për të drejtuar këtë degë.

Ky rezultat ka qenë një mesazh ndaj kryenecësisë së Kokëdhimës, i cili, ka seleksionuar rrugës emrat e kandidatëve, duke eliminuar edhe ish-kryetarin e bashkisë Gilberto Jace, e duke sjellë në garë një kandidate, me synimin “emërimin” de fakto të saj.

Por strukturat nuk e kanë pranuar këtë ofertë, duke krijuar një situatë të paprecedentë. Në këtë bashki, pritet që zgjedhjet të përsëriten, me të tjerë kandidatë. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv