Zgjedhjet në PS/Të shtunën, raundi
 i fundit i duelit Ruçi-Kokëdhima

Zgjedhjet në PS/Të shtunën, raundi<br /> i fundit i duelit Ruçi-Kokëdhima
Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e shtunë për të zgjedhur organet më të rëndësishme drejtuese kupolën e kësaj partie. Pritet që në zbatim të ndryshimeve të reja statutore, Asambleja të zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë, Kryesinë, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Kryefinancierin dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare. Kjo e shtunë pritet të përbëjë raundin e fundit të duelit të heshtur mes Sekretarit të Përgjithshëm aktual të PS-së, Gramoz Ruçi dhe pretendentit tjetër, Koço Kokëdhima. Edhe pse ky i fundit nuk e ka artikuluar asnjëherë publikisht ambicien për të qenë numri dy i PS-së, për më shumë se një vit ai ka përgatitur dhe propozuar në parti, platforma alternative konkurruese me Ruçin sa i takon organizimit të partisë. Më i fundit që dokumenti “Stina e re e PS-së” e cila kundërshtonte vendimmarrjen e deritanishme të Asamblesë së Partisë Socialiste nën drejtimin e Gramoz Ruçit.

Dueli mes të dyve ka vijuar në takime të hapura e të mbyllura mes tyre, e më i fundit qe përballja në Kongresin e 19 marsit. Por vendimtar duket se do të jetë vendimi i Edi Ramës. “Kandidati për Sekretar i Përgjithshëm i Partisë propozohet nga kryetari i PS, dhe kandidatët alternativë duhet të sigurojnë mbështetjen e 10 % të anëtarëve të Asamblesë. Funksioni i Sekretarit të Përgjithshëm është i papajtueshëm me funksionin e anëtarit të kabinetit qeveritar si dhe me çdo lloj funksioni tjetër ekzekutiv me kohë të plotë.

Sekretari i Përgjithshëm i partisë zgjidhet nga radhët e Asamblesë Kombëtare dhe është përgjegjësi kryesor për drejtimin dhe funksionimin organizativ të partisë”-thuhet në statutin e ri të Partisë Socialiste. Po kë do të propozojë Rama: Ruçin apo Kokëdhimën? Mbetet për tu parë nëse Kokëdhima do të zyrtarizojë ambicien e tij, duke shtuar këtu se dy ditë para asamblesë, në 21 prill, Gjykata Kushtetuese do të shprehet nëse ai do të vijojë ose jo mandatin.

Po ashtu, pritet për tu parë nëse kjo asamble do të rezervojë surpriza për ndonjë emër të ri brenda partisë për tu zgjedhur në postin më të rëndësishëm pas atij të kryetarit. Në korridoret e selisë rozë po përflitet dhe emri i Taulant Ballës, një emër i tretë që mund të shpëtojë Ramën nga zgjedhja e njërit mes dy bashkëpunëtorëve të tij. Emri që do të zgjidhet do të përbëjë gjithashtu edhe kryetarin e ri të Asamblesë Kombëtare. Po ashtu, kjo asamble do të zgjedhë dhe Sekretariatin e Partisë, ku ministrat nuk mund të jenë kandidatë. Në këtë mënyrë, Sekretari Organizativ që është më i rëndësishme pas atij të përgjithshëm, nuk do të mundë të jetë më Blendi Klosi, i cili aktualisht mban këtë post, por është edhe Ministër i Çështjeve Sociale. Jashtë sekretariatit do të ngelen edhe disa ministra të tjerë, si Ahmetaj, Beqaj dhe Gjinknuri.    


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë