Zgjedhjet në PS, Veliaj nga Njësia 5: Kundërshtarët tanë janë si ai që qëllonte me gurë tigrin, ne rritemi se investojmë për njerëzit

Njësia 5 ishte ndalesa e radhës e drejtuesit politik të PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në vijim të turit informues për zgjedhjet e brendshme të partisë. Në takimin ku mori pjesë edhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, me anëtarë të forumeve të PS, Veliaj tha se Njësia 5, në këto 7 vjet, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.

Kryebashkiaku i Tiranës vuri në dukje se Partia Socialiste është krenare për punët që ka bërë në qeverisjen qendrore dhe vendore, por ambicia është për të bërë edhe më shumë se kaq. Ai shtoi se vendi ka humbur shumë kohë me Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët kërkojnë vetëm konflikt, si t’i vënë njerëzit kundër njëri-tjetrit.

“Mendoj për Kopshtin Zoologjik dhe më kujtohet kë kemi përballë. Jemi ende duke bërë betejë me ata që i gjuajnë tigrit me gurë. Po ta shohësh, ata kështu i gjuajnë partisë së tyre, siç i gjuajnë tigrit. Kurse ne vetëm kemi investuar në Njësinë 5. Shikojeni sa është rritur vlera e pronës rreth Kopshtit Zoologjik! Halli më i madh për kundërshtarët tanë është a ka dhëmbë tigri. E kuptoni çfarë mentalitetesh jemi? PS-ja është parti që bën shtet, që bën qytet, që modernizon. Ambicia jonë, tani që i kthyem në pronësi të bashkisë edhe pishinat te Diga e Liqenit, është si t’ia kthejmë lavdinë e dikurshme në Njësinë 5. Pasi të mbyllen proceset për Kopshtin Botanik, do ta transformojmë si Kopshtin Zoologjik, të hapur për qytetarët. Por të gjitha këto rrisin vlerën e njësisë. Kjo është arsyeja pse PS vijon të rritet”, u shpreh Veliaj.

Duke iu referuar zgjedhjeve në parti, të cilat po zhvillohen në mënyrë transparente dhe të hapura për publikun, Veliaj tha se PS duhet marrë si shembull.

“Sido që të shkojë procesi, skena si ato të 8 janarit në PD, me vare, qysqi, me kokëdash, me gaz, me shkallë e me blinda, nuk ka në PS. Ne jemi tjetër parti. Njerëzit pyesin kur bëhen zgjedhjet në PS sepse thonë këta nuk janë si ata që desh dogjën njëri-tjetrin të gjallë. Çfarë do bëjnë ata për familjet tona?! Ata desh vranë familjen e tyre. Por, s’është habi, se i njihnim, ata kanë bërë edhe 21 janarin, edhe ‘97, edhe’98! E njohim shumë mirë edhe Ilir Metën, edhe Saliun, e gjithçka që përfaqëson ajo lloj kategorie”, vijoi Veliaj.

Ministrja Ibrahimaj tha se kjo është koha e duhur për riorganizimin e strukturave të Partisë Socialiste, vetëm 1 vit përpara zgjedhjeve të ardhshme vendore, kur nevojitet një mobilizim në çdo njësi dhe qark të vendit.

“Kjo është koha e duhur sepse vitin e ardhshëm kemi zgjedhjet vendore. Tirana ka pasur zhvillime të jashtëzakonshme, edhe falë faktit se këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë, por me gjithë sfidat që kemi kaluar gjatë dy-tre viteve të fundit, me tërmetin dhe pandeminë, prapë kemi mundur të arrijmë zhvillime të jashtëzakonshme. Tani kërkohet riorganizim dhe kryerjen e një procesi sa më të mirë, sa më të saktë, gjithëpërfshirës, ku të gjithë ju duhet të jeni pjesë e tij me propozime, të cilat më pas do të kalojnë në filtrin politik të parties. Është e rëndësishme që procesi të nismohet nga ju, me qëllim që të përzgjidhen ata që janë realisht pranë njerëzve, pranë problematikave të tyre, në mënyrë që ta çojmë Tiranën në fitore në zgjedhjet e ardhshme”, tha Ibrahimaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ura: 18/06/2022 14:05

    Po pra. Ndersa ju jeni "tigrat". Si nuk mesuan te flasin me etike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan