Zgjedhjet në Rusi, partia e Putin
Fiton shumicën absolute në Dumë

Zgjedhjet në Rusi, partia e Putin<br />Fiton shumicën absolute në Dumë
Partia e Presidentit Vladimir Putin ka fituar shumicën në zgjedhjet e zhvilluara për Dumën.
 
Rusët votuan për 450 anëtarët e Dumës, apo Dhomës së Ulët të parlamentit për 5 vitet e ardhshme.
 
Nga sondazhet, partia e Putin kryeson me 46% të votave, ndërsa në vendin e dytë renditet partia nacionaliste me 17% dhe komunistët me 16%.
 
Pas procesit zgjedhor dhe rezultateve të para Presidenti deklaroi se njerëzit i besuan sërish për të mirën e vendit.
 
'Njerëzit na besuan për të mirën e vendit. Përpara nesh kemi disa sfida, probleme për të zgjidhur.
 
Situata është e komplikuar, njerëzit duan stabilitet”. Edhe Kryeministri Medvedev është shprehur se partia e tij ka fituar një shumicë absolute.
 
Për zgjedhjet në Rusi gjatë ditës së djeshme është votuar edhe në Shqipëri, në ambasadën e Moskës në Tiranë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri